Kosova
Lajçak të premten e viziton Kosovën
Emisari evropian për dialog, Miroslav Lajçak, do të qëndrojë në Prishtinë të premten, merret vesh nga burimet mirë të informuara në Bruksel.
Arsyeja e vizitës së Lajçakut ka të bëjë më përgatitjet e organizimit të një takimi të mundshëm në kuadër të dialogut mes Kosovës e Serbisë në nivel krynegociatorësh. Në këtë rrafsh ai, sipas të gjitha gjasave, do të takohet me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi.
Vizitën në Prishtinë Lajçak e kishte paralajmëruar nëpërmjet rrjeteve sociale, ndonëse nuk kishte përmendur datë. Ai gjithashtu ka konfirmuar qëllimin e mbajtjes së një takimi në nivel kryenegociatorësh. Kjo për Bashkimin Evropian në këtë moment konsiderohet prioritare, sidomos në dritë të ngjarjeve të fundit në veri.
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka përsëritur apelin dërguar Prishtinës zyrtare që të përmbahet nga hapat e njëanshëm dhe të pakoordinuar, të cilët mund të nxisin rritjen e tensioneve në veri të vendit. Ai gjithashtu ka precizuar se zyrtarët evropianë janë në kontakt të vazhdueshëm me homologët e tyre në Kosovë.
“Ne kemi një problem. Kemi një situatë që tashmë është mjaft e paqëndrueshme. Dhe shqetësimi ynë kryesor është dhe ky është mesazhi kryesor për autoritetet e Kosovës: që të shmangin çdo veprim dhe hap të njëanshëm, të pakoordinuar dhe i cili mund të kontribuoj në rritjen e tensioneve dhe përshkallëzimin e situatës edhe më shumë. Pra, ne po angazhohemi me partnerët në Kosovë, po i japim këto mesazhe dhe shpresojmë që më në fund të mund t’i zgjidhim këto çështje, aty ku e kanë vendin, para së gjithash, në kuadrin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja“, ka deklaruar Stano.
Duket se Prishtina është i vetmi destinacion i Lajçakut në rajon, meqë nuk ka konfirmim se ai do ta vizitojë edhe kryeqytetin e Serbisë.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Një resort luksoz që do të ndërtohet në Bernese Oberland
-
A do të marrin punonjësit e Cyrihut pagesë shtesë për të punuar të shtunave?
-
Ku në Zvicër janë rritur rastet me grip?
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet?