Kosova
Lajçak: Takimi Kurti-Vuçiq nuk ishte i lehtë
Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka deklaruar se takimi i sotëm i mbajtur në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk ishte i lehtë.
Lajçak tha se takimi nuk ishte i lehtë, por është e rëndësishme që është mbajtur një takim i tillë.
“Nuk ishte takim i lehtë, por është shumë e rëndësishëm që ndodhi. Të dy liderët ishin të hapur se çfarë duan nga dialogu. Ajo që është e rëndësishme për BE-në, është se të dy liderët konfirmuan se nuk ka tjetër rrugë përveç normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe të dy u zotuan se do të punojnë në normalizimin e marrëdhënieve përmes dialogut”, u shpreh Lajçak.
Ai u shpreh se procesi i dialogut pritet të vazhdojë para përfundimit të korrikut.
“Procesi i dialogut do të vazhdojë para përfundimit të korrikut. Bashkimi Evropian, por edhe qytetarët e Kosovës e të Serbisë presin shumë nga dy liderët”, deklaroi Lajçak.
E-Diaspora
-
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër nis përgatitjet për zgjedhjen e kryesisë së re në janar 2025 Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare po hyn në një fazë të rëndësishme të organizimit të...
-
Sot i jepet lamtumira e fundit mërgimtarit që vdiq në aksident
-
PEN Qendra e Austrisë bën bashkë shkrimtarët nga Ballkani
-
Konsulli Berisha bën bashkë komunitetet fetare dhe klerikët shqiptarë në Zvicër
-
Pas Zvicrës, Hamza do të mbajë takime me mërgimtarët në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Gjërat kryesore që duhet të keni parasysh kur krahasoni tarifat e sigurimit shëndetësor zviceran Nëse po përpiqeni të gjeni çmime më të lira për vitin 2025, mund të shfletoni të...
-
SBB dëshiron të ridizajnojë vagonët e saj për të përmbushur më mirë nevojat e pasagjerëve
-
Çfarë pritet të ndodhë në Zvicër në vitin 2025?
-
Shpenzimet zvicerane për kujdesin shëndetësor – ‘mbi 100 miliardë dollarë’
-
Në Zvicrën gjermanishtfolëse ka mungesë “babadimrash”