Kosova

Lajçak në Gjenevë do të diskutojë për dialogun Kosovë – Serbi

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se gjatë javës do të diskutojë në Zvicër për takimin e fundit mes palëve, duke thënë se fokusi është në dakordimin e arritur.

“Për t’u kthyer në fushën time kryesore të punës, do ta nis javën në Gjenevë të Zvicrës me diskutime të rëndësishme për Ballkanin Perëndimor. Kjo javë gjithashtu do të fokusohet plotësisht në ndjekjen e asaj që u ra dakord gjatë takimit tonë të fundit të kryenegociatorëve”, ka shkruar Lajçak në rrjetin social Facebook.

Më 24 tetor ishte takimi i fundit mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviq.