Lajme
“Strabag” ua sjell ujin fshatrave të Ferizajt
Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë
Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa dhe përfaqësues të kompanisë austriake për teknologjinë e ujit “Strabag AG” nga Vjena, nënshkruan sot kontratën për zbatimin e ndërtimit të skemës për furnizim me ujë në Ferizaj. Ky projekt, sipas kryetarit Svarqa, është njërin nga më të mëdhenjtë që do të jetësohet në komunën e Ferizajt gjatë viteve të fundit.
“Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë”, deklaroi ai.
Po ashtu projekti parashikon shpimin e pesë burimeve të ujit, vendosjen e tubacionit deri tek rezervuari, si dhe ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Sojevë, Dardani, Zllatar, fshatrat përreth tyre dhe një pjesë të qytetit të Ferizajt.
Kontrata, siç u tha, hyn në fuqi pasi të jetë ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe banka austriake, ndërsa do të zbatohet brenda dy vitesh nga dita e ratifikimit.
E-Diaspora
-
Sa paguhen kosovarët në Gjermani dhe çfarë punojnë? Sektorët e ndërtimtarisë, tregtisë dhe prodhimit në Gjermani punësojnë pjesën më të madhe të kosovarëve që...
-
Mërgimtarët kosovarë mund të regjistrohen për të votuar deri më 26 dhjetor 2024
-
Kurti pritet të takohet me mërgatën në Gjermani
-
Uta Ibrahimi, edhe me një sukses tjetër historik
-
Ja kur nis regjistrimi i diasporës si votues në zgjedhjet në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
Mallrat thelbësore që qeveria zvicerane thotë se duhet t’i “rezervoni” në vitin 2024 Ju ndoshta keni një stok të disa mallrave thelbësore në shtëpinë tuaj, por ka të ngjarë...
-
Zvicër: Katër nga dhjetë banorë të moshës 15 vjeç e lart kanë një sfond migrimi
-
Normat fikse të hipotekave dhjetëvjeçare zvicerane janë përgjysmuar që nga kulmi i vitit 2022
-
Fermerët zviceranë protestojnë kundër shkurtimeve “në kurriz të familjeve fermere”
-
Punonjësit zviceranë pesimistë për pagat e vitit 2025