Kosova
Lajçak me Bislimin flasin për takimin e radhës, nuk dihet kur do të mbahet
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, tha të enjten vonë se u takua me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi, në Vjenë, për ta përgatitur takimin e radhës të kryenegociatorëve në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
“Kisha takim të mirë dhe të dobishëm me zëvendëskryeministrin e parë, Besnik Bislimi. Biseduam hollësitë për zbatimin e plotë të marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit”, shkroi ai, raporton ReL, përcjell Albinfo.ch.
Megjithatë, ai nuk tregoi se kur do të mbahet takimi i ardhshëm i kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian në Bruksel.
Bislimi dhe kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, ishin në Bruksel për herë të fundit më 20 shtator, ku nuk u pajtuan për takim të përbashkët./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova Edhe mëngjesin e së dielës kanë vazhduar pritjet e gjata për të dalë nga Kosova. Sipas...
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit Midis prillit dhe qershorit 2025, Easyjet do të shtojë një destinacion afrikano-verior dhe tre destinacione evropiane...
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati
-
Zvicër, 2025: Biletat e udhëtimit do të kushtojnë më shumë
-
Zvicra do e kryesojë OSBE-në në 2026