Kosova
Lajçak: Kosova meriton liberalizim të vizave
Unë me të vërtetë besoj se Kosova meriton t’i jepet regjimi pa viza, e ka merituar para shumë kohësh”. Kështu ka deklaruar i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, në një konferencë për media.
“Komisioni Evropian ka thënë shumë qartë se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet, por e dini se kjo nuk është çështje e dialogut, por është çështje që kërkon marrëveshje konsensuale të 27 vendeve anëtare”, tha zyrtari i lartë në konferencën e përbashkët me Eskobar.
Ai nënvizoi se nuk do të duhen shumë kohë që ky proces të realizohet.
“Mund t’ju them se sa herë që informoj shtetet anëtare, gjithmonë e ngris këtë çështje dhe i informoj ambasadorët në Bruksel se sa e dhimbshme është kjo çështje në Kosovë. Vërtet shpresoj se nuk do të marrë shumë kohë para se të shohim një liberalizim të plotë të vizave”, deklaroi ai.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjermania e Zvicra prijnë me numrin e të regjistruarve për votim nga diaspora 107,158 votues nga diaspora kanë aplikuar për votim në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit të...
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
Jeta në Zvicër
-
Migros viktimë e kriminelëve kibernetikë që ua keqpërdorin logon Paralajmërimi nga Zyra ndërkantonale Zvicerane për Parandalimin e Krimit (SKP) erdhi pak para Krishtlindjeve: “Përpjekjet për...
-
Si do të ndikojnë te qytetarët ndryshimet në ekonominë zvicerane në vitin 2025?
-
Ҫfarë mund të prisni në Zvicër në vitin 2025?
-
Taksat e turizmit shtohen në koston e pushimeve të skive në Alpet zvicerane
-
Aplikimi për patentë shoferë, një hap me rrezik të lartë për të moshuarit