Kosova
Lajçak dorëzon zyrtarisht detyrën: Ka qenë mision sfidues

Pas pesë vjetësh në krye të dialogut Kosovë-Serbi si lehtësues i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak ka përfunduar zyrtarisht mandatin të premten e 31 janarit.
Në një postim në “X” të premten, Lajçaku e përshkroi periudhën si emisar si mision sfidues.
“Dhe kaq ishte. Pas 4 vjetësh e 10 muajsh si lehtësues i dialogut i Bashkimit Evropian, zyrtarisht po ia dorëzoj detyrën pasardhësit tim, Peter Sorensen. Ka qenë mision sfidues, por i shpërblyer, dhe si Kosova ashtu edhe Serbia mund të jenë krenare për arritjen e Marrëveshjes së Ohrit”, ka shkruar Lajçak.
Ndërkohë, Peter Sorensen do të jetë pasardhësi i tij.
Sorensen është diplomat me përvojë të gjatë në strukturat e BE-së, pritet të vazhdojë përpjekjet për zbatimin e marrëveshjeve të arritura dhe për avancimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
E-Diaspora
-
Kurti për pesë shqiptarët që garojnë në zgjedhjet e Hamburgut: Sukses për diasporën Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar lidhur me pjesëmarrjen e pesë kandidatëve me prejardhje shqiptare...
-
Ky është programi i autorëve shqiptarë në Sallonin e Librit, në Gjenevë
-
Dardani, djali i Heroit Mehë Uka, Rreshter në Ushtrinë Austriake
-
Libraria “Lize’s Bookstore”, një institucion i mirëfilltë kulturor i mërgatës shqiptare
-
Edona Elshan: Një udhëtim akademik nga Zvicra në Holandë
Jeta në Zvicër
-
Pesë lajmet që karakterizuan Zvicrën këtë javë Një lëvizje për të detyruar disa shtetas të dyfishtë për të shërbyer në ushtrinë zvicerane dhe...
-
Kreu i SNB përjashton mundësinë e përdorimit të Bitcoin për rezerva
-
Sezoni zviceran i sëmundjeve të bartura nga rriqrat fillon në fillim të vitit 2025
-
Qeveria zvicerane do të shqyrtojë ndalimin e telefonave në klasë
-
Zvicra ngrihet tre vende në renditjen e fundit të demokracisë botërore