Kosova

Lajçak: Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë të përfundojë me sukses

Së fundi, Emisari special i BE-së Mirosllav Lajçak deklaroi sot se është koha që procesi i dialogut Kosovë-Serbi të përfundojë me sukses, përcjell albinfo.ch.

Lajçak në rrjetin e tij Twitter ka thënë se “sot janë saktësisht 10 vjet që kur Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara mirëpriti gatishmërinë e Bashkimit Evropian për të ndërmjetësuar në procesin e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës. Është koha që ai të përfundojë me sukses”.

Një raund tjetër bisedimesh midis kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq u mbajt të hënën në Bruksel, si pjesë e një dialogu nën kujdesin e BE-së.

Pas negociatave, Lajçak tha se “përparim i plotë” ishte bërë në tema të hapura më parë, bashkëpunimin ekonomik dhe personat e zhdukur dhe të zhvendosur.

Ndryshe, një takim i nivelit të ekspertëve do të mbahet javën e ardhshme dhe Hoti e Vuçiq do të takohen përsëri para fundit të shtatorit.