Turizëm
Laguna e Karavastasë, një vend që duhet vizituar

Në vijim të promovimit të pasurive natyrore të vendit, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka treguar pamje fantastike që ka Laguna e Karavastasë, e që është më e madhe në Shqipëri dhe ndër më të mëdhatë në Adriatik.
Kryeministri shqiptar me këtë ka kërkuar që edhe ky vend të futet në hartën e pikave turistike.
Laguna e Karavastasë përbën sipërfaqen prej 4.100 ha të kompleksit ligatinor të Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta, që shtrihet ndërmjet lumit Shkumbin në veri dhe lumit Seman në jug, 40 km në perëndim të qytetit të Lushnjës nga ana e bregdetit Adriatik, përcjell albinfo.ch.
Karavastaja është një nga tri zonat Ramsar në Shqipëri. Ajo është strehë për një numër të madh të shpendëve dimëruese dhe po ashtu është një vend i rëndësishëm për shumë specie me interes të madh të ruajtjes, si Pelikani dalmat.
E-Diaspora
-
Defekte të shumta në mjetin transportues, gjobitet shoferi kosovar Shoferi është raportuar në Prokurorinë Publike të Kantonit të Schaffhausenit dhe duhej të paguante një gjobë...
-
Forcimi i Lidhjeve Ekonomike mes Diasporës Shqiptare dhe Zvicrës
-
Qëllohet para shtëpisë së tij, humb jetën 40-vjeçari shqiptar në Francë
-
Votat nga diaspora në dy qendrat evropiane në Bruksel e Strasburg
-
Si u votua në Berlin të Gjermanisë?
Jeta në Zvicër
-
Dita Botërore e Sëmundjeve të Rralla, sfidat dhe nevojat e të prekurve Sot, më 28 Shkurt shënohet Dita e Sëmundjeve të Rralla. Sëmundjet e rralla janë të rralla,...
-
Defekte të shumta në mjetin transportues, gjobitet shoferi kosovar
-
Pse Spitali Universitar i Cyrihut është ndër më të mirët në botë?
-
Gjithçka që duhet të dini për kujdesin spitalor në Zvicër
-
Një mijë ushtarë zviceranë do të shkojnë në Austri për stërvitje ushtarake