Sporte Luftarake
Labinot Xhoxhaj, në top 10 të Evropianit

Boksieri me prejardhje nga Kosova, por që jeton dhe ushtron në Zvicër, Labinot Xhoxhaj, ka arritur të futet në top 10 e boksierëve më të mirë evropianë – EBU.
Ky sukses erdhi pas disa fitoreve që i shënoi ai në vazhdimësi duke llogaritur këtu edhe ndeshjen e fundit ndaj serbit, Predrag Jevtiç, që e mposhti me pikë.
Për këtë sukses më meritor janë trajnerët si dhe menaxheri i tij, Muharrem Gjocaj që po punon në mënyrë speciale për të arritur në majat botërore, përcjell albinfo.ch.
Ai në një intervistë për për “ArenaRing” kishte thënë se shumë shpejt Labi do të ndeshet për një titull botëror, mirëpo rreth cilit titull do të vendoset së shpejti.
Ndryshe, duhet cekur se në top 10 evropiane gjendet edhe boksieri i njohur shqiptar, Sefer Seferi, duke siguruar vendin e 8-të në tabelë.
E-Diaspora
-
Sulm me armë në Nju-Jork: Pesë të vdekur, mes tyre edhe sulmuesi Raportohet se katër persona, ndër ta një polic, kanë humbur jetën pasi një sulmues i armatosur...
-
Livia Sadikaj shpallet studentja më e mirë e vitit në ACT College Thessaloniki
-
Në kryeqytetin e Kosovës jehoi zëri i dy operistëve shqiptarë me famë botërore
-
Rritet puna në bizneset kosovare falë diasporës
-
Nga refugjat politik – Kryetar i Këshillit Bashkiak të Lozanës: Historia frymëzuese e Musa Kamenicës
Jeta në Zvicër
-
TCS: Priten bllokime trafiku në Gotthard Në javët në vijim, trafiku i festave do të drejtohet nga jugu në veri. Sipas TCS,...
-
Ekspertët në Zvicër janë kundër “bombave me nikotinë” për të rinjtë
-
Një rrëshqitje dheu kërcënon rajonin e Liqenit Oeschinen
-
Zvicra, ndër shtetet me pasaportën më të fuqishme në botë
-
Çmimet e ulëta të Uber ndezin zemërimin e taksistëve në Ticino