E-Diaspora

Labi nuk e merr rrogën pa u themeluar institucionet

Labinot Tahiri ka thënë se nuk do të marrë rrogën e deputetit, derisa të themelohen institucionet e Kosovës

Deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri ka reaguar lidhur me peticionin e ngritur për mos pagimin e deputetëve të Parlamentit të Kosovës, deri në formimin e institucioneve udhëheqëse të vendit, raporton albinfo.ch.

‘Labi’ ka thënë se nuk do të marrë rrogën e deputetit, derisa të themelohen institucionet e Kosovës.

Zgjedhjet Parlamentare në Kosovë janë mbajtur më 11 qershor, por institucionet ende nuk janë themeluar.

Postimi i plotë i Labinot Tahirit

Përshëndetje!

Unë nuk dua ta marrë rrogën në Kuvend, pa u themeluar institucionet e Kosovës.

A jeni lodhur të dashur qytetarë?!  E di që jeni lodhur! Të jemi të durueshëm se, ditët e mira do të kthehen në Kosovë, ashtu siç e kemi gëzuar Lirinë e Kosovës.

Ju them të drejtën, këtij lloj peticioni i bashkohem me shumë krenari.  Nuk do të dëshiroja, që ta marrë pagën nga Kuvendi kur akoma nuk janë themeluar institucionet e vendit. Arsyeja është shumë e thjeshtë edhe për ne; nëse nuk punojmë për qytetarët tanë, nuk meritojmë ti marrim rrogat tona.

Nëse Kuvendi, e ndanë rrogën për mua, unë deri ne themelimin e institucioneve, ato rroga do ia dërgojë ndonjë familje me gjendje të rëndë sociale në Kosovë.

Bëj apel te të gjithë deputetët, të jemi më të përgjegjshëm, të kemi mëshirë ndaj vendit e qytetarëve dhe ta marrim parasysh m’llefin e tyre. Thjesht të gjithë të reflektojmë me ma shumë pozitivitet para njerëzve tanë.

Labi Ferizaj Kosovë e Shqipërisë.