Tematike

” Atdheu është aty ku jetojmë të lumtur”

Intervistuar nga Mirishahe Limani-Hiler, kryetari i Këshillit të Shtetit të Republikës dhe Kantonit të Gjenevës, z. François Longchamp, risjell çështje të (pa)zakonshme politike dhe sociale në lidhje me komunitetin shqiptar në Zvicërr, veçanërisht të atyre me origjinë nga Kosova që janë të shumtë në Gjenevë.

  • Photo: Jeton Haziri

  • Photo: Jeton Haziri

  • Photo: Jeton Haziri

  • Photo: Jeton Haziri

  • Photo: Jeton Haziri

  • Photo: Jeton Haziri

  • Photo: Jeton Haziri

  • Photo: Jeton Haziri

“Të dallohesh nuk është as një gjë e mirë, as një gjë e keqe. Thjeshtë, kjo do të thotë që ju jeni mjaft të guximshëm të jeni vetvetja”. (Albert Camus)

Albinfo.ch: Lexuesit tanë duan t’ju njohin më mirë. Kush jeni ju, z. Kryetar?

François Longchamp: Jam 53 vjeç dhe kam lindur në Gjenevë, vij nga një familje që jeton këtu me breza. Kam kryer pjesën më të madhe të studimeve të mia deri në marrjen e licencës në Fakultetin Juridik të Universitetit të Gjenevës. Fillimisht kam zhvilluar një karrierë administrative, duke u bërë Sekretar i Përgjithshëm i Departamentit të Mirëqenies Sociale dhe të Shëndetësisë. Pastaj kam bashkëpunuar në fillimin e nisjes së gazetës “Le Temps” dhe më pas kam drejtuar fondacionin për handikep (Fondation Foyer Handicap) deri në zgjedhjen time në Këshillin e Shtetit në vitin 2005, të cilin tani e udhëheq që nga viti 2013.

“Nëse takon një njeri me vlerë, kërko t’i ngjash. Nëse takon një njeri të dobët, kërko të metat e tij në veten tënde”. (Konfucius)

Albinfo.ch: Cilat janë cilësitë (pikat e forta) dhe të metat (dobësitë) tuaja?

François Longchamp: Nuk e di! Përveç nëse vendi më  mungon për t’i përshkruar… si për të mirat dhe për të metat!

“Të bashkojmë çfarë kemi më të mirë dhe të pasurohemi me dallimet tona reciproke”. (Paul Valéry)

Albinfo.ch: A e dini se çfarë është Kosova?

François Longchamp: Shumë pak prej bashkatdhetarëve tanë kanë dëgjuar për Kosovën para ndarjes së ish-Jugosllavisë. Fillimisht, emigracioni ishte kryesisht sezonal. Shumë kanë mësuar gjatë luftës në vitet 1980, qoftë për Kosovën, qoftë për kompleksitetin e situatës. Konflikti ka sjell ë 50.000 persona në Zvicër dhe Zvicra i ka pranuar. Kjo situatë meriton të mbahet mend. Nëse Konfederata ka njohur Kosovën në vitin 2008, shumë kohë para se shumë shtete të tjera, kjo është për shkak se Kosova është pjesë e botës dhe gjithashtu për shkak se shumë fëmijë tani përbëjnë Zvicrën. Një identitet ndërtohet  me në një sërë vlerash si me ndarjen e përkatësisë. Se lojtarët e ekipit zviceran janë me origjinë kosovare nuk është diçka e jashtëzakonshme, është e natyrshme. Në fund të viteve pesëdhjeta, ata ishin hungarezë.

«Jeta i ngjan një përralle: ajo që ka rëndësi nuk është gjatësia por vlera e saj». (Sénèque)

Albinfo.ch: Cilat janë vlerat që karakterizojnë shoqërinë e Gjenevës?

François Longchamp: Shija për përpjekje dhe për punë. Një kapacitet vullnetar për të mbështetur përcaktimin e një të ardhmeje të përbashkët. Unë mund të përmend strehët e refugjatëve protestantë, natyrisht. Më afër nesh, do të përmend vendimin për të shkatërruar fortifikimet (muret), në mesin e shekullit të nëntëmbëdhjetë. Çfarë guximi! Vendimi kishte për domethënie, ne nuk u frikësohemi më fqinjëve tanë. Ne hapim dyert e qytetit. Sot qyteti ynë strehon zemrën e botës. Shikoni mutacionin e jashtëzakonshëm të lagjes së Kombeve të Bashkuara, e cila veç se ka filluar. Së shpejti do të kemi rreth 4000 punëtorë për këtë ndryshim. Gjeneva është duke ndërtuar një rrjet të transportit që do shkrihet në tërë rajonin pa kufij. Ky është projekti më i madh në historinë e saj. Ky proces është në vazhdim e sipër. Gjeneva ka vazhduar të ecë përpara, duke ruajtur ekonominë e saj, vlerat e saj, rrugën e saj të jetës si dhe një ide të përcaktuar të humanizmit qe e personifiko”Për të ruajtur miqësi të fortë, nuk mjafton të vlerësojmë ngjashmëritë tona; ne gjithashtu duhet të festojmë/nderojmë dallimet tona”. (James Fredericks)n, për më tepër, edhe në sytë e botës.  Fakti që kundërshtohet ky proces, nuk është diçka e  re, as e veçantë e as thelbësore.

“Për të ruajtur miqësi të forta nuk mjafton të çmojmë ngjashmëritë tona; duhet gjithashtu  të njohim dallimet tona”. (James Fredericks)

Albinfo.ch: Kur keni takuar personalisht për herë të  parë një kosovar? A keni thurur miqësi që nga ajo kohë?

François Longchamp: Në vitin 2001 kam takuar personin e parë dhe ketë në një rreth privat, i cili më pati shpjeguar situatën e tij, të familjes dhe të vendin të tij. Që nga ajo ditë, unë mbaj një kontakt të rregullt me të.

Albinfo.ch: Do të doja të përmendni tre emra apo mbiemra të njerëzve që ju njihni me origjinë shqiptare?

François Longchamp: Nënë Tereza, si gjithë të tjerët. Mehmet Ali Pasha. Krasniqi dhe … Unë nuk jam një ekspert në futboll, por ka emra shqiptarë që bartin ngjyrat e kombëtares zvicerane. Tani që Kosova është pranuar në UEFA, disa ndërkombëtare do t’ju duhet të zgjedhin. Pavarësisht përcaktimit të tyre, përzgjedhja e tyre është legjitime. Çfarëdo që ata do të bëjnë, Zvicra është pjesë e ADN-së së tyre tani.

“Sa herë që lëmë të kalojnë dallimet tona përpara ngjashmërive tona, vëmë gishtin në një gjykim ballafaques”. (Elisabeth Badinter)

Albinfo.ch: Si i vlerësoni marrëdhëniet mes Zvicrës dhe Kosovës në kontekstin aktual të shoqërisë sonë multikulturore?

François Longchamp: Ka qenë një përpjekje e jashtëzakonshme e integrimit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë. Kjo ka ekzistuar gjatë imigrimeve të mëdha italiane, portugeze dhe spanjolle, por, në lidhje me komunitetin e Kosovës, kjo nuk ishte e qartë, sepse kjo popullsi është kryesisht myslimane, pra me besim të një pakice. Detyra e Republikës laike është për të siguruar respektimin e plotë të rendit juridik dhe paqes. Shqetësimi për një komunitet të integruar nuk ndryshon nga të tjerët. Pjesa e kësaj përpjekjeje për integrim është reflektuar në gatishmërinë e tyre për të ndërmarrë. Kjo mund të duket e parëndësishme, por është e rëndësishme për të vëzhguar se sa kosovarë kanë hyrë nga dera e pasme e një sektori, për shembull, atij të shërbimit, për të pastruar, dhe janë bërë shërbyes ose kuzhinier, dhe më pas shef të shërbyesve apo të kuzhinierëve, dhe sot ata i udhëheqin këto restorante. Integrimi matet edhe nga aftësia e një komuniteti për t’iu shmangur të ashtuquajturit komunitarizëm. Ruajtja e vlerave, historisë, kulturës dhe gjuhës është thelbësore dhe themeluese për një identitet të përbashkët, siç përcaktohet nga Amin Maalouf. Rreziku është kur mësimet e tilla janë ekskluzive. Por, me sa e di unë, një gjë e tillë nuk qëndron në këtë rast.

Albinfo.ch: Çfarë duhet të bëjnë shqiptarët që jetojnë në Gjenevë në mënyrë që të ndihen si në shtëpinë e tyre?

François Longchamp: Ata janë në shtëpinë e tyre, kur ata ndjekin rregullat e shoqërisë që i ka pritur dhe në të cilën shumë njerëz sot janë të lindur, siç është rasti i brezit të dytë apo të tretë, Kjo është një rregull universale që vetë historia e Gjenevës ka vlerësuar gjithmonë. Kantoni ynë  ka 41% të huaj. Dhe, kjo shifër llogaritet, pa i përmendur kosovarët e shumtë që tash më janë të  natyralizuar.

“Sistemi politik zviceran do të jetë i qëndrueshëm në afat të gjatë vetëm në qoftë se ai i jep të drejtën e votës të huajve që janë një pjesë e rëndësishme e fuqisë punëtore”. (Guy-Olivier Segond)

Albinfo.ch: Cili është mendimi juaj? Koment juaj, z. Kryetar, ju lutem?

François Longchamp: Çdo gjë që kam thënë po shkon në të njëjtin drejtim. Në Gjenevë, një i huaj – ose e huaj – e instaluar në Gjenevë qe tetë vjet mund të votojë në komunën e tij. Kjo e drejtë duhet të përdorët, sepse është një e drejtë që lakmohet nga shumë. Partia ime është e angazhuar për këtë qëllim. Kolegët e mi të rinj të Këshillit të Shtetit, Antonio Hodgers dhe Pierre Maudet, kanë bërë fushatë së bashku, krah për krah për këtë qëllim. Është e dobishme të kujtojmë këtë, sepse ata nuk i përkasin të njëjtës parti politike. Marrëveshja në një temë kaq themelore është interesante për dy arsye. Nga njëra anë, kjo pasqyron një aftësi zvicerane dhe gjenevase për të punuar së bashku për çështje shoqërore, edhe atëherë kur vizioni ynë mund të ndryshojë në pikëpamje të tjera. Për më tepër, mosha e tyre e re ka ndihmuar vendosjen e normave dhe dëshmisë të së nesërmes. Ata udhëheqin sot në një shoqëri që ata donin të jetë e ndryshme. Që atëherë, procesi i natyralizimit është lehtësuar gjithashtu. Kështu që e drejta për të marrë pjesë në jetën e qytetit është bërë e kapshme prej momentit që lind vullneti.

“Një demokraci nuk është asgjë më shumë se ligj i turmës, përmes të cilit 51% e njerëzve mund të konfiskojnë të drejtat e 49 të tjerëve”. (Thomas Jefferson)

François Longchamp: Churchill ka thënë se demokracia është sistemi më i keq, përveç gjithë të tjerëve. Sigurisht ne nuk kemi gjetur sistemin më të mirë. Popullsia shqiptare e Kosovës ka një ide të qartë, ajo e di se çfarë do të thotë shumica dhe pakica, sidomos kur pakica dominon. Shumica, edhe në qoftë se është e shkurtër, mbetët një shumicë dhe pakica, edhe në qoftë se është e fortë, duhet ta pranoj ë atë. Ky është parimi themelues i demokracisë.

Albinfo.ch: Si do ta përkufizonit demokracinë për banorët e huaj të Gjenevës, të cilët nuk e kanë përjetuar këtë sistem në vendin e tyre të origjinës?

François Longchamp: Është një mundësi dhe një privilegj. Mos iu bashkoni masës të lodhur që nuk voton, ose që nuk voton për arsye se është e kotë, gjë e  përsëritshme ose e zakonshme. Jo, votimi nuk është një çështje e parëndësishme. Votimi është një pushtim. Është një e drejtë e çmuar, ku pakicat nganjëherë mundohen ta konfiskojnë. Kjo e drejtë duhet të mbahet. Ata që janë të gatshëm për të votuar, por që  nuk e dinë si t’ia bëjnë, mund të informohen pranë të afërmeve të tyre ose pranë zyrës kantonale të popullsisë dhe emigracionit. E përsëris: pas tetë vjet ë ve të qëndrimit, ju mund të votoni në nivel komunal.

“Shumëllojshmëria është motoja ime”. (Voltaire)

Albinfo.ch: E motoja e juaj …?

François Longchamp: Nuk ka drejtësi sociale pa liri të njeriut. John Rawls nuk ka shpikur asgjë. Edhe Georges Favon ka shprehur një gjë të tillë.

“Unë nuk kam asnjë zgjidhje: qëllimi im nuk është të ndërtoj shoqërinë e së nesërmes, por të tregoj se ajo nuk duhet të ngjajë me atë të sotmen”. (Albert Jacquard)

Albinfo.ch: Si e shihni shoqërinë  e nesërme të Gjenevës me këta dhjetë mijë shqiptarë në djepin e saj?

François Longchamp: Dhjetë mijë është numri i banorëve të Gjenevës në kohën e të ashtuquajturës «Escalade (ngjitjes)». Ka pasur tashmë shumë të huaj, veçanërisht ata që kanë rënë, dhe që historia personale e të cilëve është e dokumentuar. Unë e shoh këtë shoqëri pa vështirësi të veçanta për shkak të pranisë së folësve shqiptarë, derisa ata respektojnë si gjithë të tjerët, asgjë më pak dhe jo ndryshe, rregullat e përmendura në këtë intervistë. Atyre u përket që të ruajnë këtë kolektivisht. Bota është ajo që është, në fund të fundit devijimi i një komuniteti në fund sjell paragjykime për mbarë komunitetin. Mirëqenia e shoqërisë në Gjenevë dhe e komunitetit shqiptar, i cili është një komponent, ndër të tjera sepse ky rregull vlen për  të gjithë, dhe është bile thelbi i saj, është e lidhur ngushtë me parimet e thjeshta të ndarjes së përgjegjësisë.

Dyert e ardhmërisë i hapën atyre që dinë t’i shtyjnë”. (Coluche)

Albinfo.ch: Mesazhi juaj për të rinjtë e Zvicrës dhe banorët shqiptarë të Gjenevës?

François Longchamp: Qëllimi është gjithmonë i njëjtë. Të marrin pjesë në ndërtimin kolektiv dhe mirëmbajtjen e asaj që na lidh, pra këtë kanton dhe shtet. Origjina është një parametër intim. Nuk është një flamur. Projekti këtu është Gjeneva, është Zvicra.