Gruaja
La Italinë për Shqipërinë, tash punon si konsulente për diasporën
Lorena Ikonomi është një e re që ka hyrë në politikën e diasporës shqiptare. Siç tregon ajo, prej disa muajsh punon në Tiranë si konsulente ligjore e jashtme pranë Agjencisë Kombëtare të Diasporës, institucion në varësi të ministrit të Shtetit për Diasporën. Kompetencat e punës së re i ka fituar pas një qëndrimi 13-vjeçar në Romë për studime në fushën juridike, e punë gjithnjë si konsulente ligjore në një nga shoqatat e konsumatorit më të mëdha në Itali.
Lorena u transferua në kryeqytetin italian në vitin 2006. Atëherë sapo kishte mbaruar gjimnazin dygjuhësh “Faik Konica” në Korçë. Në Romë i hyri edhe masterit shkencor në Fakultetin e Jurisprudencës në universitetin “La Sapienza”. Vitin 2012 e mbylli me një tezë mbi Abuzimin e Pozicionit Dominues në të drejtën e Antitrustit.
Bëhet fjalë për shkeljen e parimeve të konkurrencës së ndershme nga ana e një ndërmarrjeje, shkelje që i jep asaj një avantazh tregtar të padrejtë ndaj konkurrenteve dhe ndaj konsumatorit. Teksa përmendim këto dy të drejta e pyesim nëse të drejtës shqiptare (të cilën ajo e njeh edhe sepse prej 2014-s rezulton e regjistruar si avokate edhe në atdhe) i mungon diçka për t’iu afruar asaj italiane ose evropiane.
“Mendoj se legjislacioni shqiptar është i pasur me ligje të ngjashme me ato italiane, por problemi më i madh qëndron ende te ndërgjegjësimi i qytetarëve për të kërkuar të drejtat e tyre në momentin që këto të drejta shkelen. Kjo ndodh edhe nga mosbesimi i qytetarëve në sistemin e drejtësisë. Në këtë aspekt është thelbësore reforma në drejtësi, e cila ka si qëllim rritjen e pavarësisë së sistemit, veçanërisht nga ndikimi politik dhe çlirimi i tij nga korrupsioni dhe paaftësia”, thotë ajo.
Lorena i hyri botës së punës profesionale menjëherë pas masterit shkencor. Për dy vjet ka kryer praktikën për avokate në një studio ligjore prestigjioze në Romë, kohë në të cilën nis të ndjekë seancat gjyqësore në gjykatat e Romës. Ndërkohë nisi studimet për doktoraturë në Universitetin Tor Vergata. Në 2017-tën mori titullin Doktore shkencash me një tezë që trajton mbi marrëveshjet e paligjshme midis shtëpive farmaceutike për të vonuar hedhjen në treg të produkteve farmaceutike me çmime të ulëta.
Ndërkohë ka nisur të punojë si konsulente ligjore tek CODACONS, ent i njohur si mbrojtës i të drejtave të konsumatorëve. Aty është specialiste në fushën e të drejtës së shëndetësisë: përgatit praktikat ligjore kundër spitaleve e mjekëve që kanë përgjegjësi profesionale në rastet kur janë prekur të drejtat e pacientëve. Në 2016 Lorena ndërmori një veprim në mbrojtje të emigrantëve jokomunitarë, që pa të drejtë kishin paguar taksën mbi lejen e qendrimit.
Në 2018 u përzgjodh për të bashkëpunuar – gjithnjë si konsulente ligjore – me Agjencinë Kombëtare të Diasporës. Bashkë me familjen u kthye në Tiranë. Puna aktuale është në dobi të institucioneve të Ministrit të Shtetit për Diasporën. Kontributi i saj kryesor profesional është në fushën e projekteve.
“Jemi duke përgatitur projekte të ndryshme ndërkombëtare, të cilët kanë si synim përfshirjen e diasporës shqiptare në ruajtjen e kulturës dhe identitetit shqiptar, si dhe zhvillimin social ekonomik të Shqipërisë nëpërmjet diasporës. Institucionet e reja për diasporën kanë si qëllim fuqizimin e diasporës dhe migrantëve si faktor të zhvillimit të Shqipërisë, nëpërmjet kapitaleve të dijeve dhe vlerave që ata zotërojnë. Krijimi i besimit dhe përfshirja e kontributit të diasporës shqiptare nëpërmjet përfitimit reciprok, lehtësimit me një politikë mbështetëse, e cila ndryshon cilësinë e marrëdhënieve dhe forcon lidhjen e shqiptarëve kudo që ndodhen me njëri-tjetrin dhe vendlindjen janë objektivat e punës sonë të përditshme”, thotë Ikonomi.
Burimi: shqiptariiitalise.com
Të ngjashme
Të tjera nga Gruaja
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Negociatat Zvicër-BE: Marrëveshja me BE-në mund t’u kushtojë universiteteve zvicerane 46 milionë Studentët nga BE-ja nuk duhet të paguajnë tarifa më të larta të shkollimit në Zvicër sesa...
-
Vonesat dhe anulimet e trenave, pse kaosi shpërthen shpesh në shina kur bie bora e parë
-
Aarau shqyrton mundësitë për qytetin e vjetër pa autobus
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq
-
Pse udhëtarët në Zvicër mund të paguajnë për kilometër në të ardhmen?