Lajme
Ky shtet në Ballkan rrit pagën minimale në 830 euro
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka njoftuar të premten se kabineti i tij ka vendosur në mbledhjen e fundit që të rrisë pagën minimale në vend, vendim ky që prek dhe mijëra emigrantë shqiptarë që jetojnë e punojnë prej vitesh në shtetin fqinj, përcjell albinfo.ch.
Pak orë pasi i mbijetoi mocionit të votëbesimit në Parlament, Mitsotakis njoftoi se paga e re minimale do të ketë një rritje prej 50 eurosh në muaj, duke shkuar në 830 euro.
“Ne po shkojmë drejt objektivit prej 950 euro në fund të 4-vjeçarit. Ky është një vendim që mbështetet te të ardhurat, por nuk rëndon koston e prodhimit duke rrezikuar rënien e papunësisë”, tha kryeministri.
Ndryshimet në pagën minimale sjellin rritje në pagën neto për të paktën 600,000 punëtorë. Kjo nuk është hera e parë që rritet paga minimale në Greqi në vitet e fundit. Në vitin 2019 paga minimale u bë nga 650 euro në 780 euro.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik