Tematike
Qyteti zviceran që votoi për të refuzuar eksperimentin e të ardhurave bazë
Votuesit në qytetin zviceran të Lucernit refuzuar me shumicë dërrmuese një eksperiment të të ardhurave bazë. Rreth 69% e votuesve hodhën poshtë nismën e popullit në fundjavë, teksa në total, 13,457 persona e refuzuan testin, ndërsa 6,003 votues ishin pro dhe pjesëmarrja në votime ishte 37%, sipas swissinfo.
Nisma e një komiteti jopartiak donte të testonte modelin e të ardhurave bazë të pakushtëzuara në nivel lokal për përdorshmërinë e tij në një projekt pilot urban, të mbështetur shkencërisht.
Një grup njerëzish do të kishin marrë të ardhura bazë mujore për të paktën 36 muaj, pavarësisht nga pasuria, të ardhurat dhe statusi i tyre profesional, ndërsa nuk kishte asnjë dispozitë për asgjë në këmbim, shkruan albinfo.ch.
Në Cyrih, nisma për një projekt pilot për të ardhura bazë të pakushtëzuara u refuzua në shtator 2022 me një votë negative prej 53.9%.
Ndryshe, në nivel kombëtar, nisma “Të jetosh me dinjitet – për të ardhura bazë të përballueshme” u lansua në vitin 2021, por dështoi në mesin e janarit të këtij viti. Në vitin 2016, votuesit zviceranë refuzuan një iniciativë për të ardhura bazë të pakushtëzuara me një votë negative prej 77%.
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’ Kjo sepse dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’, një zbavitje tradicionale e...
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun