Autotech

Kjo Porche kushton 20 milionë dollarë

Nëse shitet për 20 milionë dollarë do të jetë makina e dytë më e shtrenjtë e paraluftës botërore që është shitur ndonjëherë

Porsche-ja më e vjetër dhe më e rrallë nga të gjitha do të dalë në shitje në gusht, dhe pritet të arrijë një vlerë prej rreth 20 milionë dollarësh, në ankand.

Porsche e tipit 64 e 1939-ës, ishte makina personale e dizajnerit të makinave gjermane dhe prodhuesit Ferdinand dhe Ferry Porcshe.

Makina aktualisht është në një ekspozitë në shtëpinë e ankandeve Sotheby’s në Londër.

“Ajo mund të jetë modeli i vetëm i mbijetuar i tipit 64 dhe ishte gjeneza e markës. Pa tipin 64 nuk do të kishte Porsche 356, 550 dhe as 911″, thotë Markus Gorig, specialist për makinat në Sotheby’s, transmeton “TCH”.

“Ky porsh është në origjinën e historisë, makina që lindi legjendën e kompanisë dhe i ofron koleksionuesve një mundësi të papërsëritshme për tu ulur në sediljen e Ferdinand dhe Ferry Porsche.”

Ankandi do të mbahet në Monterej të Kalifornisë gjatë javës së makinave të famshme, përcjell albinfo.ch.

Më 2018 një Ferrari 250 e 1962 GTO u shit për 48.4 milionë dollarë duke thyer rekordin për një makinë klasike në ankand.

Nëse Porshi i tipit 64 do të arrijë vlerën e parashikuar prej 20 milionë dollarësh, ajo do të jetë makina e dytë më e shtrenjtë e paraluftës botërore që është shitur ndonjëherë.