Kuriozitete
Mesazhi i vezës së Instagram-it
Pamja e një veze që u bë fotografia më e pëlqyer në rrjetin social Instagram, ishte pjesë e një fushate vetëdijesuese për shëndetin mendor.
Veza, e njohur me emrin Eugene, tani është thyer pas “presionit” që kishte marrë me vëmendjen në Instagram.
Një mesazh në fotografinë e vezës së thyer këshillon njerëzit që të kërkojnë ndihmë, nëse edhe ata ndihen njësoj. Më shumë se 52 milionë njerëz e kanë pëlqyer fotografinë e parë të vezës që u publikua në muajin janar.
Kur u publikua, veza synonte të rrëzonte Kylie Jennerin nga pozita e “Mbretëreshës së Instagramit” që kishte më së shumti pëlqime kur publikoi foton me vajzën e saj, Stormi. Që prej janarit janë publikuar gjashtë fotografi të vezës që thyhej nga pak në secilën prej tyre.
“Uhaa! Tani po ndihem më mirë. Nëse e ndjeni presionin, ju lutem, vizitojeni faqen. Ta krijojmë këtë listë së bashku”, thuhej më tej në fotografinë e fundit. Faqja talkingegg ka një listë të shteteve që ofrojnë shërbime për kujdesin mendor.
Të ngjashme
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik