Lajme
Ky është vendi i duhur që fëmijët tuaj të kalojnë verën 2017!
Vera në Kosovë njihet për fluksin e madh prej bashkatdhetarëve nga diaspora!
Duke filluar prej korrikut, por edhe në gusht numri i vizitorëve sa vjen e rritet. Por, fatkeqësisht, vendet dhe aktivitetet e dedikuara në veçanti për fëmijët, gjatë kësaj sezone mbeten të pakta.
Andaj për të pasur një verë më interesante, me më shumë lojëra dhe festë, BONEVET në Gjakovë organizon Kampin Veror për të gjithë fëmijët prej Kosovës dhe diasporës nga mosha 7-18 vjeç.
Kampi është platformë shumë e veçantë, kur bie fjala te zbulimi i talentit, shoqërimi dhe argëtimi. Ndonjëherë ky program mund të të ndryshojë edhe jetën!
Buna, pjesëmarrëse në Kampin 2016, është shprehur disa herë se si kampi e ka ndryshuar mënyrën e të menduarit, e ka ndihmuar që të bëjë shoqëri të re, e mbi të gjitha, e ka mësuar të provojë gjëra të reja. Pesë ditët e kampit Bunës i kanë treguar se teknologjia është shumë e lehtë, e çdo gjë është lojë dhe argëtim. Gjatë orëve në Kamp, Buna ka arritur të ndërlidhë muzikën me elektronikën, duke e krijuar kështu instrumentin e pianos vetë.
Fëmijët në Kamp mësojnë si të krijojnë makinën me telekomandë, të pikturojnë peizazhin në natyrë të hapur, të dizajnojnë fustanin me drita apo të krijojnë vetë dronin që fluturon. Në këtë Kamp Veror çdo gjë është e mundshme!
Përmes kësaj aventure verore fëmijët, duke luajtur, rrisin aftësitë dhe shfaqin talentin e tyre në art, film, muzikë dhe teknologji. Detajet e tjera dhe forma e aplikimit ndodhen në webfaqen zyrtare: www.kampiveror.bonevet.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit01 Korrik 2017
- Ora08:00
- LokacioniGjakovë
- Data e përfundimit31 Gusht 2017 - 8:00
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











