Lajme
Ky është shteti që u rendit si kombi më i mirë në botë
Franca renditet si vendi me kombësinë më të mirë për tetë vite radhazi
Franca është renditur si vendi me kombësinë më të mirë për vitin e tetë radhazi, ndërkohë që Britania e Madhe mund të shohë të bjerë në vendin e 56, sipas të dhënave më të fundit të indeksit për cilësinë e kombësisë të “Kälin and Kochenov”.
Ndërkohë që Shqipëria renditet e 72-ta, në zonën gri të klasifikimit, ose në kategorinë e cilësisë mesatare të kombësisë, në klasifikimin me gjithsej 159 vende, transmeton tch.
Indeksi, shfrytëzon të dhëna të ndryshme për të vlerësuar cilësinë e jetës dhe mundësitë për rritje personale brenda një vendi të caktuar. Ai po ashtu shikon edhe vlerën e kombësisë jashtë vendit dhe se çfarë mundësish kjo kombësi mund të ofrojë jashtë vendit të origjinës.
Po ashtu, sipas studimit, një Brexit i fortë mund të bëjë që Britania e Madhe të shkasë nga 10-shja e parë e kombësive më të mira në botë, në vendin e 56. Aktualisht, Britania është e teta për sa i takon kombësisë më të mirë në botë, por e 10 në renditje për shkak se disa vende ndajnë të njëjtat pikë.
Nga ana tjetër Franca është vendi me kombësinë më të mirë në botë, e ndjekur nga Gjermania, Holanda dhe Danimarka. SHBA renditet si vendi i 25 për sa i takon cilësisë së kombësisë, Kina renditet e 56 dhe Rusia në të 62. Në fund të renditjes në këtë indeks renditen Sudani i Jugut, Afganistani dhe Somalia, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova Edhe mëngjesin e së dielës kanë vazhduar pritjet e gjata për të dalë nga Kosova. Sipas...
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit Një anëtar i ekuipazhit të Swiss International Airlines (SWISS) vdiq nga dëmtimi i trurit si pasojë...
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati
-
Zvicër, 2025: Biletat e udhëtimit do të kushtojnë më shumë
-
Zvicra do e kryesojë OSBE-në në 2026
-
Ku dhe kur ishte nata më e ftohtë në Zvicër?