Kuriozitete
Ky është shteti i fuqishëm që po teston qentë dhe macet për Covid

Shumë vende të varfra të botës përballen me mungesë testesh covid, por ky nuk është rasti i Koresë së Jugut.
Të gjitha macet dhe qentë që mbahen në shtëpi në kryeqytetin e Koresë së Jugut do të testohen për Covid-19. Testimet do të bëhen nëse kafshët shtëpiake do të shfaqin simptoma të Covid. Ky vendim i autoriteteve shëndetësore vjen pak javë pasi një mace rezultoi me Covid, pas testimit të kryer sepse pronarët e saj kishin shfaqur simptoma.
Deri tani mësohet se vetëm kafshët shtëpiake të cilat shfaqin simptoma si ethe ose vështirësi në frymëmarrje, kur kanë pasur kontakte me njerëz që janë testuar pozitiv.
Po ashtu nëse kafsha shtëpia rezulton pozitive do duhet që të kryejë karantinën e plotë njësoj si njerëzit që të kufizuar përhapjen e virusit. Karantina për kafshët do të kryhet në shtëpi, dhe nuk do lejohet që ajo të dalë, por nëse pronarët e saj janë të shtruar në spital macet apo qentë do të merren nga autoritetet për t’u izoluar në qendra të veçanta dhe të mbikëqyrur nga mjekët./Faxweb/
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Aksidentohet autobusi me mërgimtarë që udhëtonte nga Kosova në Zvicër Të hënën është raportuar se një autobus i linjës Zvicër-Kosovë me mërgimtarë është aksidentuar. Kompania ka...
-
Raporti i ASK-së: Punësimi në rënie, të rinjtë më të prekur nga papunësia në Kosovë
-
Ekspertët ftojnë diasporën të investojë në industri e jo banesa, 180 mijë banesa të zbrazëta në Kosovë
-
Mimoza Ahmeti magjeps Gjenevën me një mbrëmje poetike
-
Udhëheqësja e Konsullatës së Kosovës viziton ansamblin “Gëzuar” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Sindikatat zvicerane bëjnë thirrje për orar më të shkurtër për punëtorët e ndërtimit Punëtorët e ndërtimit kanë nevojë për ditë më të shkurtra, thonë sindikatat zvicerane. Ata kërkojnë përmirësimin...
-
Rrjeti holandez i dyqaneve me zbritje, në Zvicër
-
Zvicër: Pasuritë e paluajtshme janë mundësi “popullore” për pastrimin e parave
-
Pushime me pagesë pas abortit: Propozimet shkaktojnë polemika në Zvicër
-
Restoranti zviceran në Uashington përballet me tronditje ekonomike dhe sfida tregtare