Lajme

Ky është rreziku nga proteinat pluhur që i merrni për të formuar trupin

Në kërkim të një trupi të përsosur, të gjithë janë duke u bërë të varur nga shtojcat e stërvitjeve, ka zbuluar një studim, përcjell albinfo.ch.

Ekspertët kanë paralajmëruar për një rrezik që pluhurat e proteinave kanë, pasi që zhvillojnë një lloj të ri të çrregullimit në të ushqyerit.

Ata thanë se meshkujt janë duke përdorur produkte të tilla pluhur që zëvendësojnë ushqimet, ndërsa mjekët thonë se ato nuk duhet të përdoren, pasi shkaktojnë çrregullime në të ushqyerit.

Proteina është çelësi i ndërtimit të një trupi muskuloz dhe për mirëmbajtjen e të gjitha llojeve të indeve të trupit, duke përfshirë muskujt.

Proteina përmban aminoacide, që përdoren për rritjen e muskujve. “Përdoruesit zgjedhin për t’i marrë ato para, gjatë dhe pas ushtrimeve për të rritur performancën e tyre, i shtojnë ato në ushqime për të rritur proteinën apo i pijnë ato në mes të ushqimeve si meze të lehta të proteinave të larta”, thotë Azmina Govindji nga Shoqata Dietike e Britanisë.

Ka edhe dëshmi të tjera që, në mënyrë afatgjate, konsumimi i shumë proteinave mund të çojë në një rrezik të shtuar nga osteosporoza dhe gjithashtu mund të krijojë probleme në mëlçi dhe veshka.