Kuriozitete
Ky është Rolexi më i shtrenjtë në histori
“Phillips” nuk e publikoi identitetin e blerësit duke thënë se ai ka pranuar të paguajë 17.8 milionë dollarë
Një person është pajtuar të paguajë 17.8 milionë dollarë për një orë Rolex Daytona që i përkiste aktorit të njohur Paul Newman, duke vënë rekord të ri për orët e shitura në ankande, sipas shtëpisë së ankandeve “Phillips” në New York.
Ora Rolex i ishte dhuruar Neymanit nga gruaja e tij Joanne Woodward gjatë kohës që po incizonte filmin “Winning” në fund të viteve 60.
Përdorimi i orës nga Newmani i rriti edhe më shumë famën orës.
“Kërkesat u rritën për të gjitha modelet Daytona, duke u bërë ndër më të kërkuarat prej koleksionuesve”, ka thënë “Phillips”, transmeton Albinfo.ch.
James Cox, një ish i dashur i vajzës së Newmanit, e kishte vendosur sivjet orën e vitit 1968 në ankand. Këtë orë ai e kishte marrë nga aktori në vitin 1984.
“Phillips” nuk e publikoi identitetin e blerësit duke thënë se ai ka pranuar të paguajë 17.8 milionë dollarë.
Rekordi i mëhershëm i një ore dore më të shtrenjtë të shitur në ankand i përkiste Patek Philippe që u shit për 11 milionë dollarë. Rolexi i Newmanit megjithatë s’është ora më e shtrenjtë e të gjitha kohërave. Në vitin 2015 një orë xhepi e Patek Philippe e vitit 1993 u shit për 24.4 milionë dollarë.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












