Kosova

Ky është rezultati i votave me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta

Edhe votat me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta janë numëruar nga KQZ-ja, ku numri i tyre ishte afro 20,000.

Sipas të dhënave Lëvizja Vetëvendosje po prin me 29.69 % apo me mbi 5 mijë e 800 vota,

Pastaj si partia e dytë me e votuar sipas votave me kusht renditet PDK, me 20.67% apo me 4088 vota, e pasuar nga LDK me 20.06% apo me rreth 4 mijë vota.

Parta AAK-PSD doli me 14.04% apo 2776 vota.

Nga ana tjetër koalicioni Nisma-AKR ka 5.07% të votave, apo më saktësisht 1002 vota.

Më poshtë mund ta shikoni grafikonin: