Kosova

Cili qytet ka më shumë të prekur me koronavirus në Kosovë

Me numrin e të prekurve prin komuna e Malishevës, e cila ka 69 raste të konfirmuara

Sipas informacioneve zyrtare, në Kosovë tanimë numri i të infektuarve me COVID-19 ka arritur në 362 raste. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar të dielën mbrëma edhe për 79 raste të reja me koroanvirus. Sipas Institutit, të gjitha rastet janë persona kontakti të rasteve të mëhershme të konfirmuar pozitiv. Tutje IKSHPK-ja thekson se 59 pacientë janë shëruar dhe shtatë kanë vdekur.

Me numrin e të prekurve prin komuna e Malishevës, e cila ka 69 raste të konfirmuara me koronavirus.

Në vazhdim gjeni listën e plotë me emrat e qyteteve dhe shifrat e të prekurve në to:

Malisheva, 68 raste,

Ferizaji, 55 raste

Prishtinë, 47 raste

Mitrovica veriore, 23 raste

Vushtrria, po ashtu 23

Prizreni 23

Gjilani 21

Vitia 18

Kamenica 14

Zveçan 11 raste

Gjakovë 10

Hani i Elezit 7

Peja 6 raste

Suhareka 5

Leposaviq 5

Podujevë 4 raste

Klinë 4

Fushë-Kosovë 4

Zubin Potok 4

Skenderaj 3

Lipjan 1

Shtime 1

Obiliq 1

Drenas 1

Rahovec 1

Istog 1.

Përpos 362 rasteve të shënuara si të infektuar në Kosovë, numri i të shëruarve është 59, kurse shtatë të tjerë humbën jetën, e shumë prej komunave u futën në karantinë shkaku i numrit të madh të të infektuarve, përcjell albinfo.ch.