Kosova

Ky është numri i rasteve aktive me Covid-19 në Kosovë

Në Kosovë aktualisht janë edhe 1296 raste aktive me koronavirus.

Është bërë e ditur tashmë në Kosovë se vetëm dje janë regjistruar edhe 114 raste të reja me koronavirus. Kështu, deri më tani në Kosovë për koronavirus janë testuar 24,575 persona dhe 3178 prej tyre kanë rezultuar pozitivë.

Po ashtu, dje janë shëruar edhe 117 pacientë dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve ka shkuar në 1824.

Në Kosovë, nga numri total i rasteve të infeksionit, kanë ndodhur edhe 58 vdekje, të cilat përveç infektimit, kishin edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Rrjedhimisht, në Kosovë janë edhe 1296 raste aktive me koronavirus.​

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë të shtrirë 141 pacientë me Covid-19.

Po ashtu në Klinikë Infektive janë të shtrirë 112 raste me Covid-19 pozitivë, në pulmologji 20 pacientë Covid-19 pozitivë me oksigjeno-terapi, kurse në mjekësinë sportive, njësia intensive janë të shtrirë 9 pacientë me Covid-19 pozitivë, një nga ta, 1 i ​intubuar, kurse 5 të tjerë me CPAP dhe​ 3 të tjerë me maskë oksigjeni. ​

Nga 111 pacientët​ e Klinikës Infektive, 58 raste janë duke u trajtuar në reparte me oksigjeno-terapi dhe përkujdesje intensive.

Në repartin e Mjekimit Intensiv të infektives janë duke u trajtuar 6 raste, 2 raste janë në gjendje të rëndë, duke u trajtuar me oksigjeno-terapi dhe përkujdesje intensive, 4 raste janë në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar me respirator.

Me datën 02.07.2020, nga Klinika Infektive janë lëshuar 5 pacientë, 3 pacientë Covid 19- pozitivë, por me gjendja stabile klinike dhe laboratorike dhe 2 të shëruar. /Albinfo.ch