Shqipëria
Ky është liqeni akullnajor i Shqipërisë që po tërheq turistë
Në mes të bjeshkëve të Tropojës është i shtrirë një liqen, i cili çdo ditë e më shumë po shihet si atraksion për turistët. Në mënyrë të veçantë, për turistët e huaj.

Në mes të bjeshkëve të Tropojës është i shtrirë një liqen, i cili çdo ditë e më shumë po shihet si atraksion për turistët. Në mënyrë të veçantë, për turistët e huaj. Bëhet fjalë për Liqenin e Dashit në Doberdol të Tropojës, raporton Albinfo.ch.
Për këtë ka shkruar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke sjellë edhe pamje nga ky liqen.
“Liqeni i Dashit në Doberdol të Tropojës. I ruajtur me statusin e Monumentit të Natyrës, si një prej liqeneve më të mëdhenj akullnajorë, shtrirë mes kullotave alpine të Parkut Kombëtar të Alpeve të krijuar rishtazi këtë vit që zgjeroi sipërfaqen e zonave të mbrojtura në Shqipëri, ofron peizazhin piktoresk që është kthyer në një destinacion të vizitueshëm turistik”, ka shkruar Rama në Facebook.
Qeveria me vendim të datës 26 janar 2021 ka zgjeruar sipërfaqen e mbrojtur të Parkut Natyror “Alpet e Shqipërisë”, duke i kthyer ato në destinacion turistik.
Alpet Shqiptare janë ndër zonat më të frekuentuara nga turistët e huaj, por edhe ata vendas, për peizazhet spektakulare që ofrojnë edhe klimën e shëndetshme./Abinfo.ch
E-Diaspora
-
Raporti i ASK-së: Punësimi në rënie, të rinjtë më të prekur nga papunësia në Kosovë Numri i të papunëve në Kosovë gjatë muajve prill, maj dhe qershor të vitit 2024 ka...
-
Ekspertët ftojnë diasporën të investojë në industri e jo banesa, 180 mijë banesa të zbrazëta në Kosovë
-
Mimoza Ahmeti magjeps Gjenevën me një mbrëmje poetike
-
Udhëheqësja e Konsullatës së Kosovës viziton ansamblin “Gëzuar” në Gjenevë
-
Numri i lartë i shkollave shqipe dhe nxënësve në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Edhe bursa zvicerane nën kërcënimin e rënies Pas dy ditëve me humbje të mëdha javën e kaluar, bursa zvicerane po përballet sërish me...
-
Për të minimizuar vonesat, Swiss po zgjeron ndarjet e bagazheve
-
Pesë lajme të mëdha nga Zvicra për këtë javë
-
Përballë sfidave të plakjes, Zvicra duhet të rimendojë kujdesin për të moshuarit
-
Zvicra po shkon drejt rishikimit të energjisë bërthamore