Kuriozitete
Ky është çmimi i Mercedesit të ri S-Class
Është bërë e ditur se në fillim të shtatorit, Mercedes prezantoi gjeneratën e re të klasit S, dhe tani dihen edhe çmimet e kësaj veture në tregun gjerman, përcjell albinfo.ch.
Ata që mund të përballojnë kënaqësinë e posedimit të një makine të tillë, do të duhet të paguajnë të paktën 93,438 euro, që është çmimi i modelit bazë S350d me një motor 2.9 litra.
Ky version i S-Class të ri ka 286 kuaj fuqi dhe 600 Nm çifte rrotulluese dhe përshpejton nga 0 në 100 km / h në 6.4 sekonda.
Nëse blerësi zgjedh variantin me bosht të zgjatur, ai do të duhet të paguajë 96,094 euro.
Mercedes S350d 4Matic me të gjitha rrotat në Gjermani kushton 97,150 euro dhe S400d 4Matic më i fuqishëm tashmë tejkalon shumën e njëqind mijë eurove (103,994 €)
Mercedes S400d 4Matic fsheh një motor prej 330 kuaj fuqi dhe 700 Nm çifte rrotulluese.
Tjetri në ofertë është modeli me benzinë S450 4Matic dhe ka një çmim fillestar prej 106.650 euro.
Ka një motor 3.0 benzinë ëme 367 kuaj fuqi dhe 500 çifte rrotulluese dhe përshpejton nga 0-100 km / orë në 5.1 sekonda.
Në krye të gamës është S500 4Matic, gjithashtu me një motor benzinë tre litërsh që prodhon 435 kuaj fuqi.
Makina përshpejton nga 0 në 100 km / orë në vetëm 4.9 sekonda. Ata që zgjedhin këtë sedanin luksoz do të duhet të paguajnë të paktën 115,130 euro, dhe nëse duan një version të zgjatur, do t’i kushtojë 117,786 euro.
Mercedes S-Class i ri arrin në sallonet evropiane në dhjetor 2020. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
13 vjet burgim për shqiptarin që hyri për të vjedhur një shtëpi në Londër Afro 13 vjet burgim për shqiptarin që vodhi shtëpinë e Raheem Sterling...
-
Leutrim Aliji, pianisti virtuoz që bashkoi muzikën klasike me shpirtin shqiptar
-
Art Julius Aurel kandidon për parlamentin e Steiermark-ut
-
Rihapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës
-
Promovohet në Cyrih libri i Shkëlzen Gashit “Masakrat në Kosovë 1998 -1999”
Jeta në Zvicër
-
Si mund të kontrolloni për paralajmërimet e kontaminimit të ushqimit në Zvicër? Furnizimi i Zvicrës me ushqime është ndër më të sigurtit në botë, por kjo nuk do...
-
Në vitin 2025, shumë punëtorë zviceranë do të marrin paga më të larta
-
Si po përmirësohet karta e udhëtimit me tren ‘Half-Fare Plus’
-
Blerjet online: Rreth 700 dërgesa të paligjshme u sekuestruan për një javë
-
Si mund të kurseni para duke ndryshuar politikën tuaj shëndetësore në Zvicër?