Uncategorized

Ky është bredhi festiv më i shtrenjti në botë, ka vlerë 5.3 milionë euro

Një pemë unike e Krishtlindjeve me vlerë të pabesueshme 5.3 milionë euro u ekspozua në Mynih për vetëm disa ditë.

Kjo vepër arti gati tri metra e lartë, e punuar në formën e një piramide akrilike, është vendosur në ambientet e tregtarit gjerman të arit Pro Aurum dhe është zbukuruar me monedha ari të Filarmonisë së Vjenës.

Në vend të yllit tradicional në krye, pema është zbukuruar me një monedhë gjigante 24-karatëshe.