Shqipëria
Ky është bilanci i të prekurve me Covid në 24 orët e fundit në Shqipëri
Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë kryer 561 testime për të dyshuar të prekur nga COVID-19, ku prej tyre 136 persona janë konfirmuar me këtë sëmundje të rrezikshme.
Më së shumti raste janë regjistruar në Tiranë- 66, pasuar nga Kruja me 13, Shkodra 11, etj.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 74 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3342.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 112 pacientë me COVID-19, 18 pacientë janë në terapi intensive, 3 prej të cilëve të intubuar.
Në të dy spitalet Covid, përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me Covid19, po vijojnë të marrin trajtim edhe pacientë të dyshuar, të cilët po trajtohen sipas protokolleve përkatëse.
Edhe pas përpjekjeve të mëdha të ekipeve mjekësore, ka ndërruar jetë një 53-vjeçar nga Tirana. Gjithashtu dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar betejën me sëmundjen, një 61-vjeçar nga Tirana, një 62-vjeçar nga Durrësi, një 76-vjeçar nga Tirana, një 77-vjeçar nga Pogradeci, një 87-vjeçare nga Shkodra.
Numri i përgjithshëm i të prekurve me koronavirus në Shqipëri, që nga shpërthimi i pandemisë, është 6411 nga 45942 testime të kryera, prej tyre 3342 janë të shëruar, 2870 janë raste aktive dhe 199 kanë përfunduar me fatalitet.
E-Diaspora
-
Promovohet në Cyrih libri i Shkëlzen Gashit “Masakrat në Kosovë 1998 -1999” Mjetet nga shitja e librit do të përdoren për krijimin e një faqeje interneti në të...
-
Tryezë e rrumbullakët në Lozanë
“Inxhinierët Shqiptarë të Zvicrës” flasin me profesionalizëm për krizën e mungesës së talenteve në Zvicër
-
“Ballë për ballë”, një perspektivë shqiptare në podiumin ndërkombëtar të fotografisë
-
Angli: Policia i gjen shqiptarit 8.000 mesazhe për shitje kokaine
-
Qarkullonte me drogë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Pritje në Kantonin Obwalden për Konsullin e Kosovës në Cyrih Shefi i Konsullatës, Vigan Berisha është pritur nga drejtori i ekonomisë në Qeverinë e Kantonit, Othmar...
-
3.5 milionë zviceranë janë të varur nga telefonat inteligjentë
-
Çmimet e parkimit në Zvicër po rriten më shpejt se inflacioni
-
Vizat Shengen, vetëm në formë dixhitale
-
Zvicër: Fondet e papunësisë do të rimbursohen vetëm me shpenzimet reale