E-Diaspora

Ky është aparati më i urryer i Selecta

Aparatet Selecta shpesh janë në shënjestër të vandalistëve. Sidomos ajo në Rheintal shpesh goditet nga ta, duke vjedhur rregullisht diçka.
Para pak kohësh, dy 14-vjeçarë thyen një aparat me sëpatë në stacionin në Au SG, duke vjedhur disa pije. Por, pas një kohe të shkurtër ata ishin hetuar nga policia.
“Aparati në Au gjithmonë është thyer plotësisht ose të paktën është dëmtuar”, thotë një banor lokal për “20 Minuten”, përcjell Albinfo.ch.
Sulmi në Au nuk është i vetmi në këtë rrethinë, pohon zëdhënsja e Selecta, Patrizia von Gunten. Sipas saj, në të gjithë Zvicrën ka rreth 3200 aparate Selecta në zonat publike. Deri më tani, rreth 200 prej tyre janë dëmtuar, informon Albinfo.ch.
“Vendin e parë në pjesën lindore e ndajnë Sulgen TG dhe St. Margrethen SG me nëntë informata për thyerje dhe shtatë xhama të zëvendësuar gjatë këtij viti”, thotë von Gunten. Pasojnë tre vende të tjera nga Rheintal i St. Gallenit.
Por, përse aparatet e Selecta shkatërrohen pa mëshirë? Sipas Hans Peter Krüsi, zëdhënës i Policisë Kantonale të St.Gallenit, ekzistojnë motive të ndryshme: “Disa e bëjnë vetëm nga frustrimi për të thyer aparate dhe të tjerët të kryesisht për të holla, ato që janë brenda”. Por ky nuk është motivi i njëjtë i autorëve, pohon Krüsi. Se sulmuesve u është me rëndësi ushqimi, këto raste janë mjaft të rralla.
Se një dëmtim i tillë kriminel nuk është shaka, kanë dëshmuar edhe dy 14-vjeçarët të cilët do të përballen me pasoja të rënda: Ata tani do të duhet të përgjigjen para Gjykatës për të rinj të Kantonit të St.Gallenit, njofton Albinfo.ch. Edhe Selecta gjithashtu nuk toleron veprime të tilla: “Në secili rast bëhet një denoncim. Bile edhe kur nuk ka të dyshuar, bëhet denoncim për një të panjohur”, ka përfunduar von Gunten.