Kosova

Ky është ambasadori i ri i Kosovës në Shqipëri

Mësohet se Skënder Durmishi ka marrë detyrën e ambasadorit të Republikës së Kosovës në Shqipëri.

Elisa Spiropali, ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin në Shqipëri, i uroi mirëseardhje Durmishit.

“Bisedova me ambasadorin Durmishi dhe Koordinatorin për zbatimin e marrëveshjeve mes dy vendeve tona, Gentian Sala, mbi rëndësinë që ka forcimi i bashkëpunimit në fushat prioritare”, ka shkruar Spiropali në Facebook.

“Ky bashkëpunim ka pasur dhe do ketë angazhimin e plotë të Qeverisë dhe të Kuvendit për çdo iniciativë, marrëveshje, politikë apo projekt që i shërben ardhmërisë dhe njerëzve në të dyja anët e kombit”, shtoi ajo.