Lajme
Ky aeroport nuk ka humbur asnjë valixhe në 30 vjet
Kuriozitet
Derisa aeroportet e Singaporit dhe Dohas konkurrojnë me njëra-tjetrën për titullin e më të të mirës në botë, një aeroport tjetër po fokusohet në një arritje më ndryshe, përcjell albinfo.ch.
Aeroporti Ndërkombëtar i Japonisë “Kansai” po shënon 30 vjet pa humbur asnjë valixhe.
Përmes një deklarate, ky aeroport, i cili është i shtati në botë më i ngarkuari, ka thënë se nuk ka humbur asnjë çantë pasagjeri që kur u hap në shtator 1994. Aeroporti ka mesatarisht 20-30 milionë pasagjerë çdo vit, shkroi CNN.
Derisa pasagjerët mund të jenë të lumtur ta dinë se valixhet nuk do u humbasin, një grup i njerëzve nuk po e bënë këtë gjë të madhe: stafi i aeroportit.
“Nuk mendojmë se po bëjmë diçka të veçantë”, ka thënë Kenji Takanishi, zyrtar në aeroport.
Por, nëse një valixhe ka humbur përgjatë viteve aty, faji ka mbetur te linjat ajrore individualisht dhe jo te aeroporti.
Për vitin 2024, “Kansai” është renditur aeroporti i 18-të më i mirë në botë, pas atyre në Tokio, Narida dhe Haneda.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dinë të huajt në Zvicër për opsionet e kurseve të gjuhës Pavarësisht nëse jetoni në pjesën gjermane, franceze ose italiane të Zvicrës, mësimi i gjuhës lokale është...
-
Për Eurovizionin e Kampionatin Evropian, SBB vendos 1600 trena shtesë
-
Shërbimi i teleferikëve dhe hotelet në Zvicër raportojnë dimër pozitiv
-
Në 25 vjet, Cyrihut do t’i mungojnë mbi 80,000 punëtorë
-
Zvicra e mbyll vitin 2024 me inflacion vjetor prej 1.1 për qind