Integrimi
Kuvendi, për një organizim gjithëpërfshirës të shqiptarëve në Zvicër
Konferenca e parë e diasporës shqiptare synon t’i afrojë shoqatat shqiptare të Zvicrës drejt një Bashkësie gjithëpërfshirëse
Me nismën e Kuvendit të Shqiptarëve të Zvicrës janë mbledhur të dielën në Cyrih disa shoqata shqiptare në konferencën e parë të diasporës shqiptare që për synim ka organizimin e një platforme të përbashkët të të gjitha shoqatave kulturore, sportive, fetare e të tjera.
Konferencën e hapi nënkryetari i Kuvendit, Avni Binaku duke njohtuar të pranishmit rreth rëndësisë së kësaj konference.
Kjo konferencë sipas tij ka marrë mbështetjen e mbi 30 shoqatave të ndryshme që veprojnë në Zvicër.
Në këtë konferencë shoqatat e pranishme patën mundësinë të shkëmbejnë idetë, sugjerimet dhe shqetësimet e tyre në një panel debatues mes përfaqësuesve të pranishëm. Përfaqësuesit e shoqatave pjesëmarrëse debatin mes tyre e fokusuan kryesisht në mungesën e bashkëpunimit mes shoqatave shqiptare dhe ballafaqimi me problemet financiare që ato kanë.
Kryetari i Kuvendit, Jeton Kryeziu duke bërë një përmbledhje të aktiviteteve të Kuvendit, theksoi ndër të tjera se objektivat e subjektit që ai udhëheq janë „për të mbrojtur interesin e shqiptarëve që jetojnë në Zvicër. Nga katër vite që ekziston kuvendi kemi pasur shumë aktivitete, takime e konferenca. Ndonëse kemi pasur suksese, ne kemi akoma shumë për të bërë dhe shpresojmë që me përkrahjen tuaj të kemi më tepër suksese“, tha ai.
„Qëllimi i kësaj konference është të analizojmë ku jemi sot si diasporë shqiptare, cilat janë shoqatat shqiptare në Zvicër, çfarë aktivitetesh kanë dhe çfarë mund të bëjmë më shumë që të kemi rezultate më të mira. Ju e keni parë në hyrje të ftesës që kemi shkruar Konferenca e parë e shqiptarëve të Zvicrës. „Qëllimi ynë është të mbajmë çdo vjet një konferencë të tillë. Të ndalemi e të shohim ku janë pengesat, çfarë mund të përmirësojmë, çfarë kemi arritur dhe ku do të arrijmë në një periudhë pesë deri dhjetë vjeçare“, u shpreh Kryeziu.
Përfaqësuesja e Qendrës Kulturore Shqiptare në Cyrih, Shukrije Ramadani, kërkoi nga Kuvendi që të shfrytëzojë më mirë kapacitete e shumta intelektuale e organizative që ofron sot mërgata shqiptare në Zvicër. Gjenerata e tretë sot, tha ajo, ka shumë djem e vajza që kanë arritur suksese në jetën e tyre profesionale, kemi Qendrën Kulturore që është në sherbimin tuaj dhe nëse nuk e shfrytëzoni ju, atëherë s’di kush tjetër mund ta bëjë, tha ajo. „Ne si individë kemi shënuar suksese por si shoqëri ende po çalojmë“. Ramadani, tha të ketë pritur sot në këtë Konferencë një pjesëmarrje shumë më masive, duke ditur, siç u shreh ajo se sa shumë shoqata kulturore, sportive, fetare e rinore kshqiptare a Zvicra. „Vetëm shoqata kulturore janë mbi 50, shoqata sportive janë 170-të, fetare janë mbi 200“.
„Ajo që ne presim nga ju, është që sallat të jenë më të mbushura që informimi të jetë më i mirë dhe që bashkëpunimi të jetë shoqëror“, tha mes tjerash me tone kritike Shukrije Ramadani duke i lutur organizatorët që fjalët e saj t`i marrin si sugjerime.
Anëtari i vetëm zviceran në kryesinë e Kuvendit të Shqiptarëve të Zvicrës, Roland Wipträchtiger ju kërkoi përfaqësuesve të shoqatave më tepër angazhim rreth shkollimit të të rinjve shqiptarë e më pak të merren me njëri tjetrin. Ai kritikoi qasjen e shoqatave shqiptare ndaj problemeve që ka diaspora shqiptare.
Si domosdoshmëri pune të shoqatave shqiptare, ai potencoi angazhimin e tyre në nxitjen e shkollimit të të rinjve shqiptarë në Zvicër. Ai nuk la pa elaboruar fillet e punëtorëve të parë shqiptarë të ardhur në Zvicër, vështirësit e tyre në tregun e punës me viza nëntëmujorëshe pa të drejta dhe me mikpritjen e ftohtë zvicerane që bazohet më shumë në nevoja për fuqinë punëtore se sa në një shtet me mikpritje tradicionale për të huajt.
Një shkollim i mirë, mes tjerash theksoi ai, kushton para, ndoshta disa prindër nuk mund ta financojnë shkollimin e fëmijëve të tyre, ndoshta kanë frikë se standardi i tyre jetësor mund të ulet dhe mbase automjeti i ri tek dikur më vonë mund të blihet, ironizoi ai me prioritetet e jetës luksoze që shumë shqiptarë i vënë para një shkollimi të mirëfilltë.
Një dukuri negative që ai e theksoi është mungesa e bashkëpunimit mes shoqatave shqiptare. „Ndonëse ato synojnë qëllimet e veta, shoqatat shqiptare nuk bashkëpunojnë, projektet e të tjerëve thjeshtë i kritikojnë, pengojnë dhe punojnë kundër njëra tjetrës dhe në fund mungon suksesi“.
Përfaqësuesit e pesëmbëdhjetë shoqatave që ishin të pranishëm në këtë konferencë u dakorduan që takimi i dytë rreth unifikimit të shoqatave shqiptare të mbahet në mars të vitit të ardhshëm, pasi që si konkludim të përbashkët nxorën nevojën e debateve të kësaj natyre që ndihmojnë në përafrimin e ideve duke ofruar mundësi të reja njohjeje dhe bashkëpunimi mes shoqatave shqiptare në Zvicër.
Vërejtjet e mikut
Një shkollim i mirë, mes tjerash theksoi Roland Wipträchtiger, anëtari i vetëm zviceran i Kuvendit, kushton para, ndoshta disa prindër nuk mund ta financojnë shkollimin e fëmijëve të tyre, ndoshta kanë frikë se standardi i tyre jetësor mund të ulet dhe mbase automjeti i ri tek dikur më vonë mund të blihet, ironizoi ai me prioritetet e jetës luksoze që shumë shqiptarë i vënë para një shkollimi të mirëfilltë.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dinë të huajt në Zvicër për opsionet e kurseve të gjuhës Pavarësisht nëse jetoni në pjesën gjermane, franceze ose italiane të Zvicrës, mësimi i gjuhës lokale është...
-
Për Eurovizionin e Kampionatin Evropian, SBB vendos 1600 trena shtesë
-
Shërbimi i teleferikëve dhe hotelet në Zvicër raportojnë dimër pozitiv
-
Në 25 vjet, Cyrihut do t’i mungojnë mbi 80,000 punëtorë
-
Zvicra e mbyll vitin 2024 me inflacion vjetor prej 1.1 për qind