Kosova

Kuvendi nuk e miraton ndryshimin e Ligjit për automjete

Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar ndryshimi i ligjit për automjete që lejon importimin e veturave më të vjetra se 10 vjet.

Për këtë pati reagime të shumta nga organizatat për mbrojtjen e mjedisit dhe ambasadat e huaja në Kosovë. Ndryshimet që ishin bërë në këtë ligj kishin kaluar në një komision të kuvendit që udhëhiqej nga pushteti por nuk kishte kaluar në një komision tjetër që udhëhiqej nga opozita.

Po ashtu Kuvendi i Kosovës nuk e ka votuar projektligjin për referendum  që nuk mori votat e mjaftueshme. Gjithashtu, deputetët nuk janë pajtuar për ndryshimin e ligjit për festat zyrtare, derisa Lista Serbe insiston që në këtë ligj të përfshihet edhe “Vidovdani”, çka është kundërshtuar nga shumica.

Por, në Kuvend ka kaluar iniciativa për dhënien e shtesave për fëmijët, ku çdo muaj fëmijët pritet të marrin deri në 10 euro ndihmë financiare nga muaji janar i vitit të ardhshëm.