Maqedonia

Kuvendi i Maqedonisë vazhdon debatin për Ligjin e gjuhëve

Sipas shumicës parlamentare, ligji është në pajtim me Kushtetutën dhe nuk e shkel karakterin unitar të shtetit, e po ashtu do të kontribuojë për rritjen e bashkëjetesës në shtet

Kuvendi i Maqedonisë e ka vazhduar debatin për Propozim-ligjin për shfrytëzimin e gjuhëve, pasi dje pasdite ai u ndërpre. Opozita ka akuzuar se “ligji është jokushtetues, me të shkelen procedurat dhe se miratimi i tij do të sjellë dygjuhësinë në tërë shtetin”.

Opozita po ashtu ka thënë se me këtë ligj diskriminohen edhe bashkësitë më të vogla etnike në këtë shtet.

Ndërkaq, sipas shumicës parlamentare, ligji është në pajtim me Kushtetutën dhe nuk e shkel karakterin unitar të shtetit, e po ashtu do të kontribuojë për rritjen e bashkëjetesës në shtet.