Integrimi
Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës uron Ditën e Pavarësisë
“Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës, beson thellë se populli i Kosovës dhe Qeveria nuk do të harrojnë kontributin e diasporës shqiptare për çlirimin dhe rindërtimin e vendit"
“Me dëshirat më të sinqerta lutemi që Republika e Kosovës të konsolidohet edhe më tej në një shtet të stabil e demokratik. Me një zhvillim të qëndrueshëm politik, ekonomik e të përkushtuar ndaj politikave sociale në vend. Një shtet që garanton sundimin e ligjit, që lufton me vendosmëri korrupsionin dhe krimin e organizuar, duke ofruar barazi, siguri dhe liri për të gjithë qytetarët pa dallim”. Kështu thuhet veç tjerash në urimin që Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës, me rastin e 5 vjetorit të pavarësisë së Kosovës i drejton popullit të Kosovës, bashkatdhetarëve tanë që jetojnë në diasporë dhe të gjithë shqiptarëve kudo që janë.
“Republika e Kosovës, me gjithë sfidat e mëdha që ka pasur në këto pesë vite të shtetësisë,veçmas në pjesën veriore të vendit, ku strukturat ilegale serbe të nxitura nga pushteti në Serbi nuk njohin pavarësinë e vendit, ka shënuar përparime të rëndësishme në forcimin e shtetit”, thuhet në urim, ku pastaj numërohen disa të arritura.
“Vitin që lamë pas, Republika e Kosovës ka arritur të anëtarësohet në Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Republika e Kosovës ka ndryshuar në masë të madhe infrastrukturën e vendit, duke shtruar me qindra kilometra rrugë të reja. Është para përfundimit të rrugës së kombit. Autostradës Prishtinë-Tiranë. Ka realizuar hapin historik në përfundimin e mbikëqyrjës së pavarësisë së vendit në shtator të vitit 2012 dhe ka nënshkruar një serë marrëveshjesh ndërkombëtare në nivel shtetesh. Ndërkohë që është fare afër shndërrimit të FSK-së në Ushtri të Kosovës, e cila do të garantonte mbrojtjen territoriale të vendit.
Republika e Kosovës po tregohet një faktor i rëndësishëm paqeje në rajon. Duke zgjedhur kështu gjuhën e dialogut me fqinjët, e veçmas me Serbinë, në ndërtimin e marrëdhënieve të mira ndërshtetërore. Republika e Kosovës po tregohet një partner serioz në rrugën e integrimeve europiane dhe euroatlantike.
Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës mbështet dialogun me Serbinë, i bindur se Qeveria e Kosovës do të dijë ti mbrojë interesat e qytetarëve të Republikës së Kosovës. Do të insistojë në respektimin e tërësisë territoriale të Kosovës. Dhe do të kërkojë respektimin e të drejtave të shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës.
Në fund të urimit thuhet se “Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës, beson thellë se populli i Kosovës dhe Qeveria nuk do të harrojnë kontributin e diasporës shqiptare për çlirimin dhe rindërtimin e vendit. Ata do të dijnë t`i japin vendin e merituar diasporës shqiptare. Do të dijnë të çmojnë miqtë e popullit shqiptar që i ndihmuan në kauzën e tyre kombëtare për liri dhe demokraci”.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












