Integrimi
Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës shpalos punën njëvjeçare

Ekzistimi i Kuvendit të Shqiptarëve të Zvicrës ka bërë që ngjarjet që ndërlidhen me shqiptarët në Zvicër të kenë edhe reagimin e duhur dhe të unifikuar të shqiptarëve.
Në raportin e publikuar të punës njëvjeçare të Kuvendit të Shqiptarëve të Zvicrës janë numëruar aktivitetet e deritanishme të Kuvendit.
Bëhet fjalë për 20 takime të kryesisë me Këshillin strategjik të grupeve punuese, si dhe shumë organizime kulturore me shoqatat e tjera në Zvicër. Pastaj janë realizuar shumë takime me përfaqësues të institucioneve të Kosovës.
Në raportin e punës një vjeçare mësohet se Kuvendi kishte reaguar me kohë, duke i dënuar rastet e dhunës, ku ishin të përfshirë edhe shqiptarët.
Por, Kuvendi ka qenë i zëshëm jo vetëm kur përmendeshin shqiptarët në Zvicër. Kuvendi ka shprehur shqetësimin edhe për situatën e fundit në Maqedoni, duke iu drejtuar me letër ambasadorëve në Zvicër.
Po ashtu Kuvendi kishte përcjellë shpeshherë edhe shqetësimet e mërgatës në adresë të institucioneve të Kosovës për policat kufitare dhe për sigurimet shoqërore.
Sipas këtij raporti të bërë publik, reagimet e Kuvendit ishin gjithkund në mediet më të njohura zvicerane. Kjo ofensivë në media e Kuvendit ka bërë që rastet e tilla të mos shfrytëzohen për provokime, duke i etiketuar të gjithë shqiptarët si të dhunshëm në Zvicër
Në vijim mund ta lexoni të plotë raportin një vjeçar të Kuvendit të Shqiptarëve të Zvicrës: Klikoni këtu
E-Diaspora
-
Langenthal: Shënohet 35 vjetori i pajtimit të madh shqiptar në Verrat e Llukës Më 3 maj 2025 në Langenthal (BE), me organizim të Lidhjes Shqiptare në Botë shënohet 35...
-
Shqiptari nga Maqedonia akuzohet se ka mbajtur mbyllur gruan për dhjetë vite
-
Nga vizioni, te suksesi: Rruga e Kreshnik Niko Tolajt nga boksi në biznes
-
Remitenca në shtretër të ftohtë
-
Problematikat me shpërndarjen e fletëve të votimit në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Trajnimi i refugjatëve për t’u bërë asistentë mjekësorë në Ringgenberg Nga gushti, refugjatët do të trajnohen si asistentë mjekësorë në strehimin kolektiv në Ringgenberg. Pas një...
-
Gazi është bërë më i lirë në kantonin Zug
-
Krahasim: Fluturimet u bënë më të lira por çfarë u shtrenjtua?
-
Shkrirja e shpejtë e dëborës në Alpet zvicerane: Turizmi dimëror përballet me sfida
-
A po humbet Zvicra tërheqjen si vend farmaceutik?