Shqipëria
Kuvendi i Shqipërisë voton Qeverinë Rama
Sot, rreth orës 06:46 Kuvendi i Shqipërisë ka votuar qeverinë “Rama 3”. Programi dhe përbërja e qeverisë “Rama 3” morën 77 vota pro, 53 kundër dhe 1 abstenim.
Sapo kryeministri Edi Rama mori fjalën, deputetët e opozitës u larguan nga salla.
Këto fjalë janë për ata që po ikin. Nuk e kuptoj se si ju që më kërkuat dje të vija, tani që erdha, ikni. Dua të tregoj disa fakte që ndryshojnë nga opinionet.
Sot në çadra janë 400 familje dhe e kanë zgjedhur të jetojnë në çadra për shkak të largësisë me qytetin dhe për shkak të afërsisë me tokë dhe me fermën. Por atyre u është dhënë bonusi i qerasë. Sot çdo vit rimbursohen 120 milionë dollarë ilaçe.
Buxheti i shtetit jep para që personat të marrin ilaçet. 280 mijë nxënës marrin librat falas, ndërsa kur erdhëm ne, nuk merrte asnjë”, tha Rama.
Ai gjatë fjalës së tij për programin e mandatit të tretë tha se është program i tij qeveritar dhe do të realizohet.
Qeveria “Rama 3” përbëhet nga:
1) Edi Rama- Kryeministër;
2) Arben Ahmetaj – Zëvendëskryeministër dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave;
3) Olta Xhaçka – Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;
4) Niko Peleshi – Ministër i Mbrojtjes;
5) Bledar Çuçi – Ministër i Brendshëm;
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën