Kosova

Kuvendi i Kosovës diskuton të premten për komunikimet e Kusari-Lilës me Radoiçiqin

Kuvendi i Kosovës do të mbajë të premten një seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar për komunikimet e kryetares së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila me Milan Radoiçiq.

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës do të mbahet të premten, më fillim prej orës 12:00, ku në rend dite është debati parlamentar për komunikimet e kryetares së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, me Milan Radoiçiq, i cili njihet si terrorist, raporton telegrafi, përcjell Albinfo.ch.

Këtë e ka konfirmuar Kuvendi i Kosovës përmes një njoftimi për media.

Kërkesën për debat e ka bërë kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri me mbështetjen e 42 deputetëve ka dorëzuar kërkesën për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës të premten./Albinfo.ch/