Kosova
Kuvendi i Kosovës dhe ai i Shqipërisë miratojnë deklaratën e përbashkët
Deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe Shqipërisë kanë miratuar sot deklaratën e përbashkët të të dyjave vendeve.
Deklarata u lexua nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili tha se përgjatë historisë së kombit shqiptar ka pasur mospajtime, por gjithmonë ka ngadhënjyer uniteti.
“Unë konsideroj që në çdo moment historik e të vështirë nëpër të cilat ka kaluar kombi ynë, mospajtimet kanë qenë të pranishme dhe idetë e kundërta, mendimet e ndryshme. Mendime të ndryshme kishte edhe në Lidhjen e Prizrenit. Studiuesit dhe historianët na i kanë sjellë ato. Të gjitha kontradiktat e mundshme dhe të gjitha mospajtimet. Mospajtime kishte edhe në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, kishte edhe aso që e kundërshtonin edhe i dimë të gjitha edhe pastaj edhe në të gjitha fazat e rëndësishme që kaloi vendi ynë. Por, arsyeja pse qëndrojmë këtu dhe më të fuqishëm se kurrë është vetëm një arsye: arsyeja se është se nëpër çdo sfidë kontradiktë nëpër të cilën kemi kaluar ka ngadhënjyer gjithmonë opsioni kryesor, ai i unitetit dhe opsioni i progresit”, deklaroi Konjufca, transmeton albinfo.ch.
Ai u shpreh se qëllimi i kësaj mbledhje është koordinimi i agjendës kombëtare për realizimin e objektivave strategjik të të dyja vendeve.
“Qëllimi i mbledhjes është koordinimi i agjendës kombëtare për realizimin e objektivave tona strategjike, anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian brenda kësaj dekade, integrimin euroatlantik të Kosovës, anëtarësimin tonë në NATO dhe BE, dhe njohjen përfundimtare të Kosovës si realitet i pakthyeshëm gjeopolitik, mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve, si dhe rritjen e kontributit të faktorit shqiptar për zhvillim, për demokratizim, për paqe e për sigurinë në rajon dhe më gjerë”, thuhet tutje në deklaratë.
“Të dy kuvendet e konfirmojnë nivelin strategjik të bashkëpunimit dypalësh. Në tërësinë e marrëdhënieve që dy vendet kanë dhe zhvillojnë në rajon, marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës e kanë reciprokisht rëndësinë parësore. Sfidat e Kosovës janë edhe sfidat e Shqipërisë dhe sukseset e Kosovës janë edhe ato të Shqipërisë dhe anasjelltas. Marrëveshja e nënshkruar mes dy kuvendeve në shtator të vitit 2022 ka institucionalizuar bashkëpunimin tonë dhe i ka dhënë edhe një mbështetje të re shtytëse bashkëpunimit mes qeverive dhe institucioneve tona dhe forcimit dhe komunikimit ndër-njerëzor dhe lidhjeve mes qytetarëve të të dyja vendeve”, tha Konjufca.
Konjufca tha se është shqetësuese mostrajtimi i aplikimit të Kosovës për statusin vend kandidat në BE.
“Anëtarësimi në BE brenda vitit 2030 është objektiv strategjik dhe kombëtar i Shqipërisë, një qëllim ambicioz por plotësisht i merituar në bazë të arritjeve dhe përparimit të Shqipërisë. E vlerësojmë dhe inkurajohemi që samiti BE-Ballkani Perëndimor ri-konfirmoi politikën e zgjerimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor që synojnë të jenë pjesë e BE-së. por vijojmë të jemi të brengosur pse Kosova nuk po trajtohet. Aplikacioni i Kosovës për statusin e vendit kandidat nuk po trajtohet qe nga 15 dhjetori 2021. Kosova është i vetmi vend në rajon që nuk e ka fituar ende këtë status. Kosova e meriton statusin vend kandidat në BE”, u shpreh Konjufca, raporton kp.
Konjufca tha se të dyja kuvendet i dënojnë sulmet në territorin e Kosovës dhe i bëjnë thirrje Serbisë t’i dorëzojë autorët e tyre.
“Duke i bërë thirrje Serbisë që ta dorëzojë në Kosovë terroristin Milan Radojçiq që qëndron pas këtij sulmi dhe të gjithë të tjerët të përfshirë në mënyrë që ata të dalin para drejtësisë në Kosovë. Ndërkohë i bëjmë thirrje Serbisë të tërhiqet nga qasjet e deritashme penguese për zbardhjen e këtij akti të rëndë të agresionit me pasoja destabilizuese dhe më gjerë“, tha ai.
E-Diaspora
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center St. Gallen: Të mashtruarit kanë humbur, sipas rastit, midis 600 dhe 690,000 franga. Në total, shuma...
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
-
Ka plagosur rëndë shokun e tij, Gjykata Kantonale konfirmon fajësinë e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Autoritetet e Gjenevës u kujtojnë banorëve që të shmangin mbingarkimin e dhomave të urgjencës gjatë pushimeve Autoritetet në kantonin e Gjenevës kanë kërkuar nga qytetarët që janë të sëmurë, së pari të...
-
Zvicra mund të ndërtojë termocentrale të reja bërthamore
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Si mund të humbasin pronarët e shtëpive të dyta në Zvicër në ligjin e ri tatimor?
-
Zvicra dhe BE arrijnë marrëveshje për marrëdhëniet e ardhshme dypalëshe