Kosova
Kuvendi hap dyert për bashkatdhetarët
Sot dhe nesër, bashkatdhetarët i kanë dyert e hapura në Kuvend
Mësohet se Kuvendi i Kosovës, sot dhe nesër, organizon aktivitetin tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend”, përcjell albinfo.ch.
“Të enjten dhe të premten, Kuvendi i Republikës së Kosovës organizon aktivitetin tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend”.
Për shkak të punimeve në sallën plenare, pritja dhe bashkëbisedimi me bashkatdhetarët do të bëhen në ambiente të tjera të Kuvendit”, thuhet në njoftim.
Për bashkatdhetarët Kuvendi i Kosovës do të jetë i hapur nga ora 08:00 deri në orën 16:00.
Me këtë rast, shumë bashkatdhetarë nga vende të ndryshme të botës kanë mundësinë për t’u njohur nga afër me ambientet e brendshme të këtij institucioni dhe për t’u takuar me deputetë, të cilët i njoftojnë nga afër ata për punën, të arriturat dhe sfidat e vendit.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut Kur bëhet fjalë për bllokimin e trafikut, Indeksi i ri i Trafikut Tomtom tregon se ka...
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut