E-Diaspora
Kush voton nuk mund të humbë
Në zgjedhjet e ardhshme për Parlamentin Nacional politikanët me prejardhje shqiptare paraqiten në numër të madh dhe për pothuajse të gjitha partitë. Është mirë që është kështu sepse kjo tregon edhe diversitet ideologjik dhe nuk e kufizon komunitetin në vetëm një temë specifike
Është sikur gjithmonë në Zvicër. Gjithçka duket e qetë dhe e rregullt. Si nëpër rrugë, në kafene apo në media sociale. Duket sikur nuk do ketë zgjedhje në javët në vijim. E në fakt, më 20 tetor 2019 mbahen zgjedhjet për Dhomën Nacionale dhe atë të Kantoneve, të Parlamentit Federal. Do të zgjedhet parlamenti më i lartë në nivelin politik në Zvicër.
Por, njerëzve, brenda dhe jashtë, kjo gjë duket se me të vërtetë u intereson fare pak. Po kjo vlen edhe për komunitetin shqiptar në Zvicër ose para së gjithash për të. Nisur nga kjo, mund të thuhej se ky komunitet është integruar si është më së miri. Ndonëse, në rast se ka diçka politike që dominon aktualisht bisedat në komunitetin shqiptar, atëherë janë zgjedhjet parlamentare në Kosovë, që zhvillohen më 6 tetor 2019. Gjë që nuk do të thotë patjetër se e gjithë diaspora shqiptare në Zvicër i është përkushtuar politikës kosovare. Aspak jo, sepse shumica e madhe, zgjedhjet, qoftë në Zvicër ose në Kosovë, i kalon me heshtje. Ky është, sipas mendimit tim, problemi i vërtetë, kur pjesëmarrja në proceset demokratike është shumë e ulët. Lufta politike për personat, siç bëhet në fushatën zgjedhore në Kosovë, rezulton krejt e parëndësishme. Në fund të fundit konflikti mes njerëzve është edhe ashtu kundërproduktiv, pasi që kështu devijon fokusi i diskutimit të përmbajtjes.
Të drejtat politike nuk janë të vetëkuptueshme, as në Zvicër. Ndonëse demokracia e drejtpërdrejtë është përparimtare dhe model për të gjitha demokracitë e botës, për të është dashur të punohej dhe sakrifikohej shumë. Pjesëmarrja e ulët në zgjedhjet parlamentare të vitit 2015, vetëm 48.5%, e dëshmon këtë. Supozimi se ky nivel do të mbetet njësoj i ulët, ka shumë gjasa që të vërtetohet. Vetëm në Kantonin Schaffhausen, ku pjesëmarrja në zgjedhje është e detyruar, niveli i pjesëmarrjes është mbi 60%.
Prandaj shtrohet pyetja përse është kështu dhe çfarë mund të ndërmerret kundër kësaj. Shkaqet janë të shumëllojshme. Fundja, njerëzit i kanë punët mirë dhe vetëm pak prej tyre shohin arsye të drejtpërdrejta dhe urgjente për të ndryshuar diçka në gjendjen e tyre personale. Kësaj i shtohet edhe fakti se votuesve në Zvicër, krahas zgjedhjeve në tre nivele politike, u kërkohet të marrin pjesë edhe në votime të panumërta. Kjo shpien pastaj te njëfarë inercioni të qytetarit, që zhvendos rëndësinë e pjesëmarrje politike. Dhe kjo ndodh edhe pse ka shumë tema, lidhur me të cilat duhej të mendonte secili individ.
Çështjet urgjente si sigurimi i pleqërisë, marrëveshja kornizë me BE-në ose mbrojtja klimatike, janë vetëm tri tema qendrore që do ta dominojnë axhendën e ardhshme politike. Dhe nga këto janë të prekur të gjithë, qoftë si taksapagues, si punëtorë, si konsumatorë ose si pensionistë.
Në vitet e fundit ka pasur zhvillime mjaft pozitive edhe në komunitetin shqiptar në Zvicër. Kështu, tashmë, politikanë të ndryshëm me rrënjë shqiptare, nga disa parti, mbajnë poste në qeveritë dhe në paralmentet e komunave dhe kantoneve. Në zgjedhjet e ardhshme për Parlamentin Nacional ata paraqiten në numër të madh dhe për pothuajse të gjitha partitë. Dhe kjo është mirë sepse dëshmon diversitet ideologjik dhe nuk e kufizon komunitetin në vetëm një temë specifike. Prandaj do të ishte e dëshirueshme që, njerëzit të vazhdojnë më shumë të angazhohen politikisht këtu në Zvicër dhe jo në një vend tjetër – qoftë ai edhe vendi i lindjes së prindërve të tyre. Klima politike atje, që të kthehemi tash tek zgjedhjet në Kosovë, duket e helmuar dhe e papërshtatshme. Rreziku që ajo klimë të bartet në debatin politik të këtushëm, është real. Brezat e ardhshëm të kësaj diaspore do të jenë mirënjohës nëse ne sot e bëjmë hapin e fundit në rrugën e integrimit, hapin e pjesëmarrjes politike. Sepse, më në fund popullata e gjerë nuk i merr zgjedhjet në Kosovë shumë “për zemër”, pasi që i mungon pika e referimit për to.
Natyrisht, me këtë rast do të dëshiroja që të votohej edhe FDP-ja dhe përmes kësaj, ekonomia dhe shoqëria liberale të vazhdojnë të jenë të forta. Por në fund të fundit një demokrat dëshiron para së gjithash që njerëzit të marrin pjesë në procesin politik aty ku jetojnë dhe ku për çdo ditë marrin pjesë në jetën profesionale, shoqërore dhe kulturore.
E-Diaspora
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu Më 10 dhjetor 2024, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë...
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor