Fun

Kush pi më shumë kafe?

Në ditët e sotme, kafeja luan rol të rëndësishëm në çdo profesion.

Në një anketë të kryer nga shtëpia mediale “Pressat” , të cilën e ka  publikuar e përditshmja britanike “The Guardian”, 85% e të anketuarve thanë se pinë të paktën tri filxhana kafe në ditë,  ndërsa 70% prej tyre pranuan se kapaciteti i tyre në punë është reduktuar pa një dozë të rregullt të kafesë.

“Duket konsumimi i kafesë është bërë i domosdoshëm për njerëzit në shumë profesione. Konsumatorët më të mëdhenj, që pijnë më shumë se katër filxhanë kafe në ditë janë ata të cilët kanë punë stresuese. Më së shumti pinë gazetarë, pastaj vijnë policët dhe mësuesit e shkollave, “thuhet në këtë studim.

Megjithatë, ata që pinë shumë kafe duhet të mësojnë më shumë nga studimi i vitit të kaluar në Universitetin e Karolinës së Jugut, i cili tregoi se konsumimi i përditshëm i kafesë nuk duhet të kalojë 200 miligram ose dy gota të mëdha të kafesë.

Hulumtimi i Pressat tregon se profesionistët e anketuar kanë treguar se nuk kanë njohuri për efektet e dëmshme të kafesë, 62% e të anketuarve thanë se nuk e dinë se çfarë rreziqe shëndetësore sjell  konsumimi i tepruar i kafesë.

Listën e konsumatorëve më të mëdhenj të kafesë në mesin profesioneve në Britaninë e Madhe  e kryesojnë gazetarët dhe stafi i mediave, pastaj vijnë policët, mësuesit, shitësit, stafi mjekësor, menaxherët, punëtorët në shitje telefonash, IT etj.