Lajme
Kush përfiton nga ulja e normës së hipotekës në Zvicër?
Normat e ulëta të interesit mund t’i japin një shtysë tregut të pasurive të paluajtshme. Por qiramarrësit gjithashtu mund të shpresojnë të përfitojnë nga kjo.
Normat e interesit të hipotekave aktualisht janë në prirje rënëse dhe janë në nivelet më të ulëta prej kohësh.
Fredy Hasenmaile, kryeekonomist në Raiffeisen dhe Prof. Dr. Donato Scognamiglio nga konsulenca e pasurive të paluajtshme Iazi, vlerësojnë zhvillimet aktuale.
Sipas Hasenmaile, është rikthyer mundësi për blerjen e një prone. “Pas një mungese prej rreth dy vjetësh, avantazhi i kostos së zotërimit të një prone është rikthyer dhe “blerja” tani është më e lirë se “marrja me qira”.
Megjithatë, si rezultat, pritet që çmimet të rriten disi më shpejt në periudhën afatmesme.
“Për rreth 80 për qind të pronarëve me hipoteka me normë fikse, shifrat aktuale nuk kanë asnjë ndikim për momentin. Ata duhet të shpresojnë se situata do të jetë e ngjashme kur të rinovohen hipotekat e tyre. Për pronarët e hipotekave Saron, megjithatë, normat e ulëta të interesit nënkuptojnë lehtësim financiar”, sqaron Scognamiglio.
Sipas ekspertëve, ende pritet ulje, por jo më larg se në mars të vitit të ardhshëm, madje shtojnë se qiramarrësit mund të kërkojnë ulje të qirasë.
“Për shkak të uljeve të normës bazë të interesit që janë bërë dhe ende pritet, norma e interesit referencë ka shumë gjasa të bjerë nga 1.75 për qind në 1.5 për qind në dhjetor. Ky hap është më së voni deri në mars 2025. Për shumë qiramarrës ekzistues, kjo do të thotë se ata mund të kërkojnë ulje të qirasë. Megjithatë, ulja e normave të interesit praktikisht nuk ka ndikim në qiratë e reja”, thotë Hasenmaile./20minuten
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Aarau shqyrton mundësitë për qytetin e vjetër pa autobus Rrugët e qytetit të vjetër të Aaraut do të jenë plotësisht të lira nga trafiku i...
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq
-
Pse udhëtarët në Zvicër mund të paguajnë për kilometër në të ardhmen?
-
Nesër, mbyllja e stacioneve të trenit të Gjenevës
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’