Shkurt.ch

Kush janë 10 njerëzit më të pasur në Zvicër?

Kush dhe sa pasuri ka? Çdo vit kësaj pyetjeje i përgjigjet magazina e biznesit “Bilanz”, me listën e 300 njerëzve më të pasur në Zvicër. Nuk ka ndryshuar edhe shumë lista e më të pasurve zviceranë.

Në krye të listës mbetet familja e themeluesit të „Ikea“-s, Ingvar Kamprad. Edhe pse tashmë janë tërhequr prej kohësh në Suedi. Tre bijtë e Ingvar Kamprad janë ende banorë rezidentë në Zvicër.

Në vendin e dytë vjen Jorge Lemann. Kreu i kompanisë më të madhe në botë të birrës AB InBev, i cili peshon më shumë se tre miliardë franga.

Në vendin e tretë renditet familja Hoffmann dhe Oeri. Pronari i Roche ishte më poshtë në listë për shkak të një rënie të vogël të stoqeve farmaceutike.

Çdo i 14-ti miliarder jeton në Zvicër

Së bashku 300 njerëzit më të pasur në Zvicër kanë një pasuri prej 595 miliardë frangash zvicerane. 132 të 300 njerëzve në listë e quajnë veten miliarderë. Në një shkallë globale i bie që çdo i 14-ti miliarder jeton në Zvicër, transmeton albinfo.ch.

Për kokë banori, asetet kanë mbërritur në 1983 milionë dollarë.