Lajme
Kush ishte Naski Abdixhiku, jeta dhe veprimtaria e tij
Vdekja e Naski Abdixhikut është një humbje për artin shqiptar në Zvicër. Puna e tij në rrafshin e aktrimit, pikturimit dhe poezisë do të mbetet një testament në botën e artit
Naski Abdixhiku ishte një artist i shquar shqiptar në zemër të Evropës në personalitetin artistik të të cilit gërshëtohej pikturimi, aktrimi dhe poezia, shkruan albinfo.ch.
Pa dyshim se vdekja e tij është tronditje për artin shqiptar në Zvicër por puna e tij do të mbetet një testament që do të kujtohet gjatë.
Ai thoshte se të jesh mes pikturimit, aktrimit dhe poezisë, mes këtyre tri fushave që të shijojnë në tri “botë” të ndryshme, është pa dyshim dhunti që pak njerëz e kanë dhe mund ta shijojnë.
Abdixhiku ishte njohës i disa gjuhëve të huaja, hungareze, polake, serbe, gjermane dhe frëngjishte.
Jeta në Zvicër i solli shumë sfida të mira dhe përvoja interesante.
Ai ishte menaxher në disa hotele zvicerane, njëkohësisht ngjyrimin e tij shpirtëror e pikturonte pa rreshtur, ndërkohë që aktrimi i ishte bërë pjesë e jetës së tij edhe në kinematografinë zvicerane, pa humbur dashurinë e tij për poezinë.
Ai u lind në fshatin Tërnoc i Madh, komuna e Bujanocit (Kosova Lindore ose ndryshe Lugina e Preshevës), në një familje të madhe dhe me qëndrueshmëri ekonomike.
Aty përfundoi shkollën fillore, ndërsa të mesmen, vitin e parë në vendlindje, Tërnoc, e nga viti i dytë në Bujanovc. Që nga viti i dytë filloi të merrej me aktrim në kuadër të SHKA “Jehona” deri në fund të shkollës së mesme.
Nga kjo kohë vlen të përmendet se Naski ishte pjesë e realizimit të komedisë ,,Akraballëku” nga Kristo Floqi që kishte fituar në të gjitha festivalet e atyre viteve në Serbi dhe që ishte kualifikuar për në festivalin FEDRAS në Malo Cërniçe, afër Pozharevcit, që konsiderohej festivali më me renome i asaj kohe.
Në vitin 1983 përfundoi shërbimin ushtarak në Kroaci, pas kthimit nga shërbimi ushtarak, krijoi familje. Vitin 1985 kishte emigruar në Hungari (Budapest), ku qëndroi për 4 vjet, deri në vjeshtën e vitit 1988, ku kishte mësuar gjuhën hungareze, shkrim dhe lexim, por edhe gjuhën polake, meqenëse kishte shumë kontakte me njerëz nga Polonia.
Naski në dhjetor të vitit 1988 emigroi në Zvicër dhe filloi punë në gastronominë e këtushme. Pas disa muajsh ai u angazhua si shef-servis personelit në hotel ,,Les Colombettes” në Vuadens të Kantonit Fribourg. Aty punoi 4 vjet dhe pastaj kaloi si shef servisi në hotel ,,Ermitage” në Les Pacottes, po të njëjtin kanton.
Naski themeloi shkollën shqipe në “Chatel-St-Denis” me rreth 20 nxënës. Pastaj u kyç në organizimin e ndihmave për Kosovën me mjete materiale, ushqimore e veshmbathje në vitet 1997 / 1999.
Në vitin 1998 gjatë manifestimeve të mëdha që u organizuan në Bernë dhe që vazhduan në gjithë botën, ai kishte punuar 3 punime artistike në përmasa shumë të mëdha me tematikë, çështjen kombëtare.
Punimet në atë kohë, u ranë në sy organizatorëve dhe u kërkuan që të ekspozohen në skenën e manifestimit dhe të jenë përballë masës dhe mediave të kohës.
Me art, gjegjësisht me pikturë kishte filluar që si fëmijë, gjithmonë bënte vizatime të bukura që vlerësoheshin, por saktësisht nga viti 2000 kishte filluar si hobi.
Në pranverën e vitit 2009 ai hapi atelien e tij personale. Pastaj filloi me ekspozita personale e kolektive.
Përveç pikturimit ai ka luajtur në filmin ,,Romanca e Hidhur”.
Në vitin 2018 luajti në filmin ,,Inovacioni i fundit” të Burim Halitit në Kosovë.
Po në vjeshtën e këtij viti pati rastin të luaj në një rol në serialin zvicerano – belg ,,Bulle” të Anne Delluze,
Pastaj më 2019 ai ishte pjesë e një seriali tjetër zvicerano – francez në Gjenevë ,,Quartier des Banques 2” të Fulvio Bernasconit.
Në vitin 2020 ishte i ftuar të jetë pjesë e stafit në festivalin ,,Art Without Limit, International Film Festival” në Kosovë, në edicionin e parë si seleksionues i filmave për festivalin.
Në pranverën e vitit 2022, Nasku organizoi disa mbrëmje me filma shqip këtu në Zvicër, me prezencën e regjisorëve e edhe të disa protagonistëve që publikut i pëlqeu shumë. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Nazmi Mehmetaj, një histori suksesi që lidh Kosovën dhe Zvicrën “Kudo që të shkoni, shtëpia juaj vjen nga Kosova” – Një slogan që po pushton Evropën...
-
Gjermania e Zvicra prijnë me numrin e të regjistruarve për votim nga diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
Jeta në Zvicër
-
Berset kritikohet nga opozita gjeorgjiane për “mbështetje të regjimit” Berset thotë se ai ka folur edhe me përfaqësuesit e opozitës dhe shoqërisë civile për demokracinë...
-
Zvicër: Fishekzjarret prodhojnë deri në 400 tonë pluhur të imët
-
Ekonomia zvicerane shënon rënie
-
Nazmi Mehmetaj, një histori suksesi që lidh Kosovën dhe Zvicrën
-
Zvicra do të kryesojë OSBE-në në vitin 2026