Lajme

Kush ishte Florijana Ismaili?

Gjatë ditës së sotme u raportua se është gjetur trupi i pajetë i Florijana Ismailit, në Liqenin Como, përcjell albinfo.ch.

Futbollistja shqiptare ishte raportuar e zhdukur në këtë liqen qysh nga dita e shtunë e javës së kaluar.

Siç raportuan mediat e huaja, Ismaili, bashkë me një mike, po shëtiste me varkë në këtë liqen. Raportohet se ajo ishte zhytur në ujë për të notuar, por nuk arriti të dilte më nga aty.

Florijana Ismajli ishte futbolliste shqiptare me prejardhje nga Lugina e Preshevës. Ajo luante për Kombëtaren Zvicerane të futbollit dhe për klubin Young Boys të Bernës.

Florijana për herë të parë për Nati-n zviceran ka luajtur në vitin 2014. Me trajnerin Woss Tecklenburg ajo ka luajtur 30 ndeshje. Po ashtu ka marrë pjesë në Kampionatin Botëror të vitit 2015, ndërsa në kualifikimet për Botërorin 2019, Nati kishte dështuar.

Para rreth dy javësh, Florijana kishte ndeshjen e fundit për Nati-n. Ajo luante për Young Boys që nga viti 2011.

Vite më parë, Florijana Ismaili kishte dhënë një intervistë për albinfo.ch, lidhur me karrierën e saj. Artikullin në fjalë mund ta lexoni këtu.

Kjo është “Shaqiri” i futbollit femëror të Zvicrës