Shkurt.ch
Kush i ka pagat më të larta në Zvicër
Për policinë në kantonin e Cyrihut, paga e listuar në “Lohnbuch Schweiz” është 5.594 franga në muaj
Duke marrë parasysh mbi 9.400 vende pune, “Lohnbuch Schweiz 2019” ka përpiluar listën e profesioneve më shumë të paguara dhe më pak të paguara në Zvicër, përcjell albinfo.ch.
Gjithsesi kjo është një pasqyrë sa më reale, duke marrë parasysh që shpesh herë pagat janë mister në Zvicër, shkruan “The Local”.
Sipas këtij raporti, zyrtarët kryesorë financiarë të cilët janë të ri në pozitë kanë një rrogë prej 14,000 franga zvicerane (12,460 €) në muaj.
Gjithashtu shumë të paguar janë konsulentët të lartë mjekësorë në Cyrih. Paga e tyre mujore është 13,017 franga në muaj, përcjell albinfo.ch.
Diplomatë të lartë marrin 13,663 franga, menaxherët në banka për kredi (pagë fillestare prej 8,769 franga) dhe veterinerë të lartë (11,320 franga).
Duket befasuese, por priftërinjtë e kishës së reformuar zvicerane në vitin e nëntë të shërbimit të tyre kanë një pagë prej 9.084 franga – një shifër e pandryshuar vitin e kaluar.
Ndërkohë, një profesionist i IT me kualifikime zvicerane mund të presë të fitojë 4,615 franga në muaj – një shumë që rritet në 6,669 franga për njerëzit në këtë grup me diplomë master, përcjell tutje albinfo.ch.
Për policinë në kantonin e Cyrihut, paga e listuar në “Lohnbuch Schweiz” është 5.594 franga në muaj dhe për inspektorët e lartë të biletave në trenat zviceranë, shifra është 4.969 franga.
Fermerët me kualifikim profesional kanë një pagë të listuar prej 4,500 franga dhe mësuesit e shkollave fillore në Cyrih kanë pagat e tyre mujore të listuara në 7,016 franga në muaj.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi “Aktualisht presim mbi 15 orë. Pompa e fundit e benzinës ishte e stërmbushur tërësisht”, thotë për...
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
Jeta në Zvicër
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi “Aktualisht presim mbi 15 orë. Pompa e fundit e benzinës ishte e stërmbushur tërësisht”, thotë për...
-
Pronarët e shtëpive të dyta do të përballen me taksa më të larta
-
Hotelet e Bazelit nuk duhet të rrisin shumë çmimin për shkak të Eurovizionit
-
Festivali Federal i Muzikës 2026 do të mbahet në Biel
-
Gjashtë lajmet kryesore nga Zvicra për këtë javë