Lajme
Kush është vaksinuar plotësisht, lirohet për 6 muaj nga karantina
Ata, edhe nëse hyjnë në kontakt me një rast të konfirmuar, janë të përjashtuar nga karantina për gjashtë muaj
Personat e vaksinuar plotësisht, pra, ata që kanë marrë të dy dozat e vaksinës përjashtohen nga karantina për gjashtë muaj.
Kështu ka thënë sot Christoph Berger, kryetar i Komisionit Federal për Çështjet e Vaksinimit (EKIF), përpara mediave në Bernë, shkruan SDA.
Por, ka shtuar ai, personat që janë vaksinuar duhet patjetër të bëjnë teste të mëtejshme nëse u paraqiten simptoma.
Lidhur me përjashtimin e detyrimit të karantinës për njerëzit e vaksinuar, Christoph Berger thotë: “Bazuar në të dhënat shkencore, EKIF së bashku me BAG kanë arritur në përfundimin se njerëzit që janë vaksinuar plotësisht me vaksinat e mARN, duke filluar nga 14 ditë pas vaksinimit të dytë edhe nëse hyjnë në kontakt me një rast të konfirmuar, janë të përjashtuar nga karantina për gjashtë muaj, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!” Ftohen të gjithë shqiptarët, në cilindo shtet qofshin, që në dritaret apo ballkonet e tyre, më...
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
Jeta në Zvicër
-
Si të shmangni refuzimin e kërkesës suaj për shtetësinë zvicerane? Kriteret strikte për marrjen e një pasaporte zvicerane do të thotë që një e pesta e...
-
Aktivitetet terroriste janë në rritje në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati