Kosova
Kush është Avdullah Hoti?
Avdullah Hoti është bërë kryeministri i tetë që nga mbarimi i luftës në Kosovë, në vitin 1999.
I lindur në vitin 1976, në një fshat në afërsi të Rahovecit, Hoti ka përfunduar Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës.
Studimet e Magjistraturës dhe të Doktoratës për ekonomi i ka kryer mes viteve 2001 dhe 2007, në Staffordshire University në Britani të Madhe.
Që nga viti 1998 ka ligjëruar në Universitetin e Prishtinës, fillimisht si asistent dhe nga viti 2012 si profesor në drejtimet Bachelor, Master dhe Doktoraturë.
Në vitet 2010-2013 ka qenë nënkryetar i Komunës së Prishtinës, derisa kryetar ishte Isa Mustafa.
Në vitin 2014 Hoti është zgjedhur për herë të parë deputet i Kuvendit të Kosovës.
Ai e ka lënë postin e deputetit dhe është bërë ministër i Financave në Qeverinë e udhëhequr nga lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe miku i tij më i afërt brenda kësaj partie, Isa Mustafa.
Në vitin 2017 ai ka qenë i nominuar për kryeministër në listën zgjedhore, por LDK-ja nuk i ka fituar zgjedhjet dhe partia e tij ka shkuar në opozitë.
Në zgjedhjet e vitit 2019 partia e tij ka dalë e dyta dhe ai ishte personi i dymbëdhjetë më i votuar në zgjedhje.
Për më pak se dy muaj Hoti ka shërbyer si zëvendëskryeministër në qeverinë e Albin Kurtit.
Ai është shkarkuar nga Kurti, kur partia e Hotit ka udhëhequr me sukses mocionin e mosbesimit për rrëzimin e qeverisë, pas 51 ditësh në pushtet.
Hoti është i martuar dhe ka dy fëmijë.
Më 3 qershor 2020 Hoti është zgjedhur kryeministër me 61 vota në Kuvendin e Kosovës që ka 120 deputetë.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha